Edhe një i vdekur është regjistruar në Kosovë nga virusi i Nilit Perëndimor. Deri tani janë shtatë raste të konfirmuara të infeksionit me virus, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë.
Disa ditë më herët, IKSHPK-ja njoftoi për vdekjen e parë nga ky virus në Kosovë.
Të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë: tri me shenja klinike të meningjitit akut, tri me shenja të meningoencefalitit akut dhe një rast me gjendje febrile.
"Gjatë periudhës 7 gusht–18 shtator 2026, në Laboratorin e Mikrobiologjisë të IKSHPK-së janë konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor (WNV) në Kosovë. Prej tyre, pesë janë meshkuj dhe dy femra. Dy raste i përkasin grupmoshës 10–19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç. Tri raste janë nga Gjakova, ndërsa nga një rast është regjistruar në Prishtinë, Shtime, Ferizaj dhe Pejë", thuhet në njoftimin e Institutit.
Sipas IKSHPK-së, nga analiza fillestare nuk është evidentuar lidhje epidemiologjike ndërmjet rasteve, prandaj ato janë klasifikuar si sporadike. Ndërkaq, vetëm një nga shtatë rastet ka raportuar histori udhëtimi jashtë vendit.
© SYRI.net
Kurti: Është konfirmuar identiteti i tri viktimave nga varret masive në Zubin Potok, i përkasin 'Grupit të Intelektualëve'
Jospeh: Jam i habitur me lartësinë e dënimeve të Hagës, është pozitive që u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit
Diaspora ngrihet sot në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së