OLIMPICO NË FLAKË! Roma dhe Interi përballen për kreun, formacionet zyrtare dhe statistikat

Roma dhe Inter përballen sot në “Olimpico” në një nga sfidat më të forta të javës së pestë të Serie A.
Të dyja skuadrat kanë fituar katër ndeshjet e para dhe ndajnë kreun me nga 12 pikë.
Roma vjen pas fitores 2-0 ndaj Torinos, ndërsa Interi pas spektaklit 5-3 ndaj Udineses.
Formacionet zyrtare sjellin Dybala dhe Soule pas Malenit për Romën, ndërsa Interi përgjigjet me dyshen Lautaro Martínez–Marcus Thuram.
FORMACIONET ZYRTARE
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mancini, Ndicka, Hermoso; Lulli, Cristante, Koné, Wesley, Dybala, Soulé, Malen.
INTER (3-5-2): Josep Martínez, Akanji, Pavard, Bastoni; Luis Henrique, Zielinski, Barella, Jones, Dimarco; Thuram, Lautaro Martínez.
Statistikat e fillimit të sezonit premtojnë spektakël: Interi ka shënuar 13 gola, Roma 12, ndërsa dy skuadrat kanë regjistruar respektivisht 32 dhe 31 goditje në kuadrat. Roma ka pësuar vetëm një gol në katër javët e para.
Historia favorizon Interin. Zikaltërit janë të pamposhtur në 16 nga 18 përballjet e fundit me Romën në “Serie A” dhe kanë fituar pesë transfertat e fundit në “Olimpico”.
Një përballje me shumë histori, gola dhe emocione, dhe këtë herë, me kreun e kampionatit në lojë.




