Roma dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për supersfidën e kampionatit në “Olimpico”. Gian Piero Gasperini dhe Cristian Chivu kanë bërë zgjedhjet e tyre për këtë përballje të rëndësishme.
Te Roma, Balerdi ka fituar balotazhin me Ndicka-n dhe do ta nisë ndeshjen si titullar në qendër të mbrojtjes. Edhe Koné është në formacionin e parë. Në sulm, krahas Dybala-s dhe Malen, Gasperini ka zgjedhur Soulé, duke lënë në stol Rodrigo Mora-n.
Në krahun tjetër, Chivu i ka besuar Diouf-it në të djathtë, duke preferuar atë ndaj Luis Henrique-n. Në mesfushë, Curtis Jones do të luajë së bashku me Zielinskin dhe Barella-n, ndërsa Sucic do ta nisë nga stoli.
Në repartin ofensiv të Interit rikthehet nga minuta e parë dyshja Lautaro Martínez-Thuram. Sulmuesi argjentinas mungoi në formacionin titullar javën e kaluar, pasi mori një pushim.

© SYRI.net
Nga Seria D në elitën skoceze, njihuni me prurjen e re në Kombëtare, Sabah Kerjota
Bratu para Egnatias: Duhet të tregojmë çfarë kemi mësuar nga Dinamo
Çfarë po ndodh me Granit Xhakën? Prokuroria e Lucernës nih hetimet ndaj kapitenit të ZvicrësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: