Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Muzeu të ndërtohet diku tjetër”, qytetarët e Vlorës dalin sërish në protestë

Shkruar nga Newsbomb
“Muzeu të ndërtohet diku tjetër”, qytetarët e
Foto nga protesta

Qytetarët e Vlorës kanë dalë sërish në protestë këtë të shtunë, pranë kantierit ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke kundërshtuar projektin dhe vendndodhjen e tij në qendrën historike të qytetit.

Një pjesë e protestuesve shprehen kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, ndërsa të tjerë kundërshtojnë veçanërisht vendosjen e tij brenda territorit ku ndodhet Muzeu Etnografik, i njohur ndryshe edhe si klubi “Labëria”.

Sipas protestuesve, muzeu mund të ndërtohet në një tjetër hapësirë, duke shmangur ndërhyrjet në zonën historike dhe në objektet ekzistuese. Ata shprehen se një alternativë do të ishte ndërtimi i muzeut në zona ku komuniteti hebre ka jetuar më parë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese