Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, më 21 shtator nënshkruan Marrëveshjet Artemis

    Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tij: Nga emigracioni te Irani dhe Gaza

    Tom Cruise tregon transformimin për rolin e ri: Nga 6 orë grim në më pak se një orë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, më 21 shtator nënshkruan Marrëveshjet Artemis
    Aktualitet

    Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, më 21 shtator nënshkruan Marrëveshjet Artemis

    September 19, 2026
    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve

    Shqipëria do të bëhet pjesë e Marrëveshjeve Artemis, kuadrit ndërkombëtar të bashkëpunimit për eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës, me nënshkrimin që do të zhvillohet më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington.

    Ceremonia do të zhvillohet të hënën dhe do të shënojë përfshirjen e Shqipërisë si vendi i 73-të pjesëmarrës në Marrëveshjet Artemis, të cilat vendosin parime për bashkëpunimin ndërkombëtar në eksplorimin civil të Hënës, Marsit dhe më gjerë.

    Aktiviteti do të organizohet nga zv.administratori i NASA-s, Matt Anderson, i cili do të presë ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, si dhe ambasadorin shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati. Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Sipas njoftimit të NASA-s, ceremonia do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike. Përfaqësuesit e medias që dëshirojnë të jenë të pranishëm duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen pranë agjencisë amerikane.

    Ambasada e SHBA-së në Tiranë e ka cilësuar këtë zhvillim si një moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

    “Një hap gjigant për Shqipërinë! Shqipëria do të nënshkruajë Marrëveshjet Artemis më 21 shtator në selinë e NASA-s në Washington, duke u bërë vendi i 73-të që i bashkohet kësaj nisme, e cila përfshin një sërë parimesh praktike që synojnë të rrisin sigurinë, transparencën dhe koordinimin e eksplorimit civil të hapësirës në Hënë, Mars dhe më gjerë”, shkruan Ambasada Amerikane në Tiranë.

    Marrëveshjet Artemis u krijuan në vitin 2020, gjatë administratës së parë të Donald Trump, me Shtetet e Bashkuara, të udhëhequra nga NASA dhe Departamenti i Shtetit, së bashku me shtatë vende të tjera si nënshkruesit e parë.

    Nisma u krijua në një periudhë kur interesi ndërkombëtar për eksplorimin e Hënës dhe aktivitetet hapësinore po rritej, si nga qeveritë, ashtu edhe nga kompanitë private.

    Marrëveshjet përcaktojnë një sërë parimesh praktike për zhvillimin e aktiviteteve civile në hapësirë, duke synuar rritjen e sigurisë, transparencës dhe koordinimit mes vendeve pjesëmarrëse.

    Përmes tyre, vendet angazhohen për bashkëpunim në eksplorimin dhe përdorimin paqësor të hapësirës, përfshirë misionet drejt Hënës, Marsit dhe destinacioneve të tjera hapësinore.

    Nënshkrimi i marrëveshjes më 21 shtator do ta përfshijë Shqi

    hena marsi nasa Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i bashkohet NASA-s për eksplorimin e Hënës dhe Marsit, më 21 shtator nënshkruan Marrëveshjet Artemis

    September 19, 2026

    Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tij: Nga emigracioni te Irani dhe Gaza

    September 19, 2026

    Tom Cruise tregon transformimin për rolin e ri: Nga 6 orë grim në më pak se një orë

    September 19, 2026

    Moody’s i jep Shqipërisë perspektivë pozitive, konfirmon vlerësimin “Ba3”

    September 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.