Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe ne bimsi në lagjen 13 të Durrësit, sipas raportimeve zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe në zonë janë krijuar re të dendura tymi.
Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga djegia e mbetjeve nga një banor i zonës, ndërsa zjarri raportohet të jetë pranë banesave. Në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, ndërsa për mbështejte me ujë ka shkuar edhe një autobot.
Sipas raportimeve edhe banorët e zonës janë angazhuar në përpjekje për të kufizuar përhapjen e flakëve. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata pranë banesave është nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për to. Vijojnë ende përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit.
