web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dhimbja e tyre është dhimbja jonë"/ Kreu i PDK-së viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

19 Shtator 2026, 17:39, Kosova & Bota CNA

"Dhimbja e tyre është dhimbja jonë"/ Kreu i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka vizituar ditën e sotme familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas dënimit me 81 vjet burg të ish-krerëve të UÇK-së.

Hamza shkruan se familjet nuk do të jenë vetëm dhe se dhimbja e mërzia e tyre është e të gjithë popullit të Kosovës. Ai thekson se do të vazhdojnë angazhimin për drejtësi dhe për kthimin e ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë.

Dhimbja e tyre është dhimbja jonë. Mërzia e tyre është mërzia e popullit tonë.

Jemi krenarë për ta, për luftën tonë për liri dhe për gjithçka që ata përfaqësojnë në historinë dhe shtetin tonë.

Bashkë do të qëndrojmë, bashkë do të angazhohemi dhe bashkë do ta vazhdojmë betejën për drejtësi e liri, deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë.

Dje, sot dhe përjetësisht, çlirimtarë! /CNA





Lajmet e fundit nga