MAGAZINË /

Banderolë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në ndeshjen Vora–Skënderbeu

Shkruar nga Versus

Banderolë në mbështetje të ish-krerëve të

Përpara ndeshjes së sotme kundër Skënderbeut, skuadra e Vorës ka tërhequr vëmendjen me një mesazh solidariteti për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhen në Hagë.

Klubi shprehu mbështetjen për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në një moment të ndjeshëm pas zhvillimeve të fundit në Dhomat e Specializuara.

Ky qëndrim i Vorës i dha sfidës sportive edhe një dimension simbolik, duke përcjellë një mesazh që lidhet me një çështje të ndjekur me vëmendje në Kosovë dhe Shqipëri.

Vora dhe Skënderbeu përballen sot në kuadër të javës së pestë të kampionatit “Abissnet Superiore”, me ndeshjen që do të zhvillohet në Vorë./Versus.al

Poll