Zeynep Mestan ka vetëm 22 vjeç, por tashmë ka hyrë në historinë e futbollit turk. Ajo është emëruar trajnerja e Turgutlusporit për sezonin 2026/27, duke u bërë gruaja e parë në historinë e klubit që merr drejtimin e ekipit të parë të meshkujve.
Mestan firmosi zyrtarisht kontratën në shtator dhe do të drejtojë skuadrën në Super Amatoren e Manisës, pas dy rënieve radhazi nga kategoria. Turgutluspor ka luajtur për vite në nivelet e dyta dhe të treta të futbollit turk, ndërsa tani synon të rikthehet në nivelet ku ka qenë më parë.
Presidenti i klubit, Yılmaz Gençtürk, ka theksuar se emërimi i Mestan nuk është një vendim për efekt publicitar. Sipas tij, 22-vjeçarja prezantoi projektin e saj dhe bindi drejtuesit me përgatitjen taktike dhe njohuritë e saj.

E lindur në Izmir më 30 korrik 2004, Mestan e nisi futbollin në vitin 2019 me Karşıyaka BES Spor dhe më pas luajti për Konak Belediyespor, Bornova Hitab Spor, Soma Zafer Spor dhe Bornova Genç Yıldızlar Spor. Në vitin 2025 vendosi t’i japë fund futbollit të luajtur për t’iu përkushtuar studimeve për Shkenca Motorike në Universitetin Ege.
Ajo ka punuar edhe si ndihmëstrajnere me ekipe meshkujsh dhe femrash dhe thotë se të bëhej trajnere ka qenë gjithmonë një nga ëndrrat e saj më të mëdha.
“Dua të luajmë futboll të bukur dhe ofensiv. Do të punoj me respekt për lojtarët e mi”, është shprehur Mestan.
E frymëzuar nga Pep Guardiola dhe Sergen Yalçın, ajo synon që brenda pesë vitesh ta çojë Turgutluspor në Ligën e Parë turke, nivelin e dytë kombëtar. Për Mestan, sfida tashmë ka nisur dhe ajo kërkon të vlerësohet mbi të gjitha për punën dhe futbollin që do të prodhojë skuadra e saj.
© SYRI.net
Skënderbeu i mohon fitoren Vorës me ndihmën e VAR-it, polemika në fund
Palladino e nis me barazim te Bologna, Cagliari vazhdon marshimin
Nga Seria D në elitën skoceze, njihuni me prurjen e re në Kombëtare, Sabah KerjotaBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: