Skënderbeu i mohon fitoren Vorës me ndihmën e VAR-it, polemika në fund

Skënderbeu i mohon fitoren Vorës me ndihmën e VAR-it, polemika në fund

18:04, 19/09/2026

Vora dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë në një ndeshje të tensionuar, që u vendos në minutat shtesë dhe me ndërhyrjen e VAR-it. Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 33-të, kur Karrica realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit, duke mposhtur portierin Alia.

Në pjesën e dytë, Skënderbeu kërkoi golin e barazimit, ndërsa Vora pati mundësi të dyfishonte avantazhin. Në minutën e 66-të, Gjyla doli i vetëm përballë portierit Alia, e kaloi atë me goditje, por nuk arriti të gjente rrjetën.

Momenti më i diskutuar erdhi në fund të takimit. Në minutat 90’+3’ dhe 90’+4’, gjyqtari Çelaj u thirr nga VAR-i për të rishikuar një kontakt në zonë mes Asllanajt dhe Lagonidisit. Pas pamjeve, arbitri akordoi penallti për Skënderbeun, vendim që shkaktoi protesta të forta nga lojtarët e Vorës. Asllanaj u ndëshkua me karton të verdhë.

Nga pika e bardhë, në minutën 90’+6’, Bismark u tregua i saktë dhe vendosi shifrat në 1-1.

Pak çaste më herët, Bismark kishte rrezikuar me një goditje të ndalur nga Harizaj, ndërsa portieri i Vorës priti edhe tentativën e devijuar të Diallos.

Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, me Skënderbeun që shmangu humbjen në fund pas vendimit të marrë pas ndërhyrjes së VAR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco