E shtunë, 19 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Familja Kuqezi Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shefi ushtarak i NATO-s: Jemi gati për çdo skenar, edhe për sulm të drejtpërdrejtë ndaj një vendi anëtar

Shefi ushtarak i NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur për skenarë të ndryshëm, përfshirë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj një prej vendeve anëtare.

Duke folur për kërcënimet hibride, Cavo Dragone tha se aktivitete të tilla zakonisht mbeten nën pragun që do të çonte automatikisht në kërkesën për aktivizimin e Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ai sqaroi se një sulm i drejtpërdrejtë do të përbënte një situatë krejtësisht tjetër dhe do të sillte menjëherë në agjendë Nenin 5, i cili përcakton parimin e mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Cavo Dragone bëri të ditur se NATO ka hartuar rreth 4 mijë faqe me plane për mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës. Sipas tij, këto plane mbulojnë skenarë që nga krizat dhe ndërhyrjet në territorin e vendeve anëtare, deri te situatat që do të kërkonin aktivizimin e Nenit 5.

“Aleanca është e gatshme. Struktura është gati. Ushtarët, sistemi dhe armët janë gati”, deklaroi ai.

Shefi ushtarak i NATO-s theksoi gjithashtu rëndësinë e parandalimit, duke thënë se në rast të një sulmi, kundërshtarët e Aleancës do të kishin “shumë më tepër për të humbur sesa për të fituar”. Sipas tij, pikërisht kjo aftësi e NATO-s për t’u përgjigjur dhe mbrojtur anëtarët e saj përbën një element kyç të strategjisë së parandalimit.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.