Legalizimet dhe punësimi, komunitetet rome dhe egjiptiane kërkojnë më shumë mbështetje në Korçë

19 Shtator 2026 | 19:17

Legalizimet, punësimi, arsimi dhe ruajtja e zanateve tradicionale janë disa prej problematikave të ngritura nga përfaqësuesit e komuniteteve rome dhe egjiptiane në Korçë. Gjatë një takimi me përfaqësues të institucioneve vendore, ata kërkuan më shumë mbështetje dhe angazhim institucional për zgjidhjen e problematikave me të cilat përballen.

Punësimi mbetet një tjetër problem, veçanërisht për anëtarët e komunitetit egjiptian, të cilët kërkojnë më shumë mundësi për integrimin në tregun e punës.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi, garantoi mbështetjen e institucionit për adresimin e problematikave të ngritura.

Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera vendore, me synim diskutimin e problematikave dhe gjetjen e zgjidhjeve konkrete për komunitetet rome dhe egjiptiane në Korçë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

IKMT prish 4 objekte dhe një strukturë plazhi në Borsh (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërhyri këtë të shtunë për prishjen e katër objekteve dykatëshe dhe një strukture plazhi të ndërtuara pa leje në...
18:55 | 19/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Vokshi tregon prapaskenat: Lidhet me konfliktin e Thaçit me Gjermaninë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Indrit Vokshi solli një tjetër interpretim mbi atë që, sipas tij, fshihet pas dënimit të ish-krerëve të...
22:32 | 18/09/2026

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, tha se babai i tij, 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar të dhënë...
22:07 | 18/09/2026