
Një përleshje mes katër personave është regjistruar gjatë ditës së sotme në Prizren, ndërsa gjatë konfliktit janë përdorur një armë zjarri dhe një mjet i mprehtë.
Sipas raportimeve të mediave në Kosovë, në vendin e ngjarjes ndodhej një hetues policor, i cili ndërhyri menjëherë për të ndalur përplasjen dhe për të vënë situatën nën kontroll.
Gjatë ndërhyrjes, polici u plagos me thikë, por pavarësisht dëmtimit arriti të neutralizonte personat e përfshirë dhe të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Me mbërritjen e njësive të tjera policore, katër personat u arrestuan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit dhe thika që dyshohet se u përdorën gjatë përleshjes.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive të secilit prej të arrestuarve./Versus.al

