Banderola e tifozëve të Vorës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Vora u ndal në barazim 1-1 përballë Skënderbeut, ndeshje kjo e vlefshme për javën e pestë të “Abissnet Superiores. Në këtë duel, vendosën golat e Karricës dhe Bismark.
Përpara startit të këtij dueli, tifozët e klubit vorak shpalosën një banderolë në tribunën qendrore në mbështetje të 4 ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Kujtojmë se ishte pikërisht Vora, klubi i parë në Superiore që erdhi me një reagim të menjëhershëm ndaj ish-krerëve pas dënimit të rëndë që morën në Gjykatën e Hagës, ku u shqituan 81 vitet në total.
Sondazh
Poll
