Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Fredi Beleri “ngre në piedestal” neo-nazistin e “Agimit të Artë” dhe sulmon drejtësinë greke, “ndërron mendje” pas reagimit të partisë opozitare

Shkruar nga Newsbomb
Fredi Beleri “ngre në piedestal” neo-nazistin e “Agimit
Fredi Beleri

Eurodeputeti i Demokracisë së Re Fredi Beleri, ka qenë orët e fundit në qendër  trë debatit politik në Greqi. E shkak për këtë është bërë një deklaratë e tij për Ilias Kasidiaris, neo-nazistin, ish-deputet të Agimit të Artë, i cili më 15 shtator doli nga burgu pas vuajtjes së një pjese të dënimit prej 13 vitesh, dhe lajmëroi haptazi kthimin e tij në politikë.

Sipas Top Channel, deklarata e Belerit u bë më 10 shtator në televizionin ONE, pak ditë para lirimit të neo-nazistit. Ndër të tjera Beleri deklaroi në lidhje me të se ai ishte “një nga të paktët grekë që e bëri burgun deri në ditën e fundit”. Kjo frazë shkaktoi reagimin e partisë më të madhe opozitare PASOK, që kërkoi nga qeveria dhe Demokracia e Re të distancoheshin qartë nga deklarata e eurodeputetit.

Menjëherë pas këtij reagimi, Fredi Beleri “ndërroi mendje” dhe u rikthye me një sqarim publik duke u shprehur se ajo që tha ishte një formulim “i pavend”, dhe theksoi se nuk ka asnjë lidhje me Ilias Kasidiarisin dhe me atë që ai përfaqëson politikisht.

Po ashtu Beleri akuzoi partinë më të madhe opozitare PASOK, se kishte shkëputur një pjesë të deklaratës së tij nga konteksti dhe tha se tha se qëndrimi i tij ndaj demokracisë, institucioneve dhe shtetit të së drejtës është i qartë. Eurodeputeti i Demokracisë së Re kujtoi gjithashtu se partia e tij ishte ajo që, sipas tij, përballoi institucionalisht Agimin e Artë dhe e çoi çështjen deri në drejtësi, duke theksuar se nuk mund të ketë asnjë ekuivok për qëndrimin e tij ndaj organizatës.

Ilias Kasidiaris, një nga figurat më te njohura të “Agimit të artë”, u dënua si udhëheqës i një organizate kriminale, dhe pas lirimit bëri të qartë se synon të rikthehet në skenën politike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese