web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis nata e tretë e “Serenights”/ Korça nën tingujt e serenatave

19 Shtator 2026, 20:31, Qyteti im CNA

Nis nata e tretë e “Serenights”/ Korça nën tingujt

Korça vijon të këndojë. Ka nisur mbrëmjen e sotme nata e tretë e festivalit “Serenights”, që sjell muzikën dhe traditën në zemër të qytetit.

Në Pazarin e Vjetër publiku do të shijojë një mbrëmje të mbushur me këngë, emocione dhe tinguj serenatash. Në skenë do të ngjiten Big Band OSFA (Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura), Eli Fara, Redon Makashi, Aurel Thellimi dhe Bledi Polena, të cilët do të sjellin një program muzikor që ndërthur traditën korçare me repertorin e muzikës shqiptare.

Nis nata e tretë e “Serenights”/ Korça nën tingujtNis nata e tretë e “Serenights”/ Korça nën tingujt

Pas dy netëve të para, festivali vijon rrugëtimin e tij në hapësirat karakteristike të qytetit, duke afruar artistët me publikun dhe duke rikthyer atmosferën e serenatave në rrugicat e Korçës.

Nis nata e tretë e “Serenights”/ Korça nën tingujt

"Serenights” synon të mbajë gjallë këtë traditë të veçantë muzikore dhe ta përcjellë atë te brezat e rinj, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur të kulturës dhe artit.

“Korça këndon. Serenata bashkon” është motoja e këtij edicioni, ku muzika vijon të bashkojë qytetarët dhe vizitorët në një festë të përbashkët. /CNA





19:09 Qyteti im Luan Rama

Në qytetin e poetëve

NDOC GJETJA/ NDERA DHE MARRA E LEZHËS… Krejt pavetëdijshë...

Lajmet e fundit nga