web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Përgjigje ndaj agresionit të Arabisë Saudite"/ Rebelët Huthi kryejnë sulme në Riad

19 Shtator 2026, 21:00, Kosova & Bota CNA

"Përgjigje ndaj agresionit të Arabisë Saudite"/

Rebelët Huthi kanë nisur sot sulme në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite dhe kundër objekteve që i përkasin gjigantit saudit të naftës “Aramco” në qytetin portual të Detit të Kuq, Yanbu.

Sulmet i njoftoi zëdhënësi ushtarak i lëvizjes jemenase, Yahya Sari në një deklaratë të postuar në Telegram.

"Forcat e armatosura të Jemenit kryen me sukses dy operacione ushtarake duke përdorur një numër të madh raketash balistike dhe lundruese, si dhe drone. E para shënjestroi vende të ndjeshme në kryeqytetin saudit, Riad, dhe e dyta shënjestroi objektet e Aramco-s në Yanbu", tha Sari.

Zëdhënësi tha se këto sulme u kryen në përgjigje të "agresionit të vazhdueshëm" të Arabisë Saudite në Jemen dhe "përpjekjeve të saj kriminale për të synuar kryeqytetin Sanaa", një qytet nën kontrollin e Huthëve.

Ndërkohë, burime ushtarake nga të dyja palët ndërluftuese në Jemen i thanë Agjencisë France-Presse më herët sot se luftimet në pjesën jugore të vendit midis forcave qeveritare të mbështetura nga Arabia Saudite dhe Huthëve pro-iranianë kanë lënë 48 të vdekur në 24 orët e fundit. Sipas burimeve ushtarake qeveritare, 17 ushtarë u vranë, ndërsa Huthitët raportuan se 31 luftëtarë të tyre u vranë. /CNA





Lajmet e fundit nga