Dënimi i krerëve të UÇK-së, Çipa: Proces politik, vendimi të lexohet nga të gjithë faktorët shqiptarë
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, analisti Aleksandër Çipa foli në lidhje me vendimin e Hagës për dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çipa tha se situata duhet të lexohet nga të gjithë faktorët shqiptarë, duke argumentuar se dënimi i katër figurave më të rëndësishme të UÇK-së ka ndikuar në imazhin e kësaj organizate në sytë e botës.
Sipas tij, çështja nuk mund të shihet vetëm në aspektin juridik, pasi procesi, sipas Çipës, ka edhe një dimension politik ndërsa u ndal edhe te roli i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrimin e saj institucional ndaj këtij procesi dhe përgjegjësinë për përballimin financiar të tij.
“Leximi mbi këtë vendim duhet të bëhet nga të gjithë faktorët shqiptarë. Dënimi i katër figurave më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një imazh i inkriminimit të udhëheqjes së UÇK-së në sytë e botës, sepse numerikisht ky është numri më i madh i të ashtuquajturve dëshmitarë në këtë proces që nuk i përkisnin palës etnike të kundërshtarëve, por fatkeqësisht dhe turpërisht të përkatësisë tonë kombëtare. Kjo është një çështje që e ka goditur këtë imazh dhe e ka rritur pretendimin e kundërshtarëve politikë, diplomatikë dhe etnikë për imazhin e inkriminuar të UÇK-së. Në marrëdhënien, le të themi, komprometuese në pikëpamje morale dhe politike që mbart aktualisht ministrja e Drejtësisë, zonja Gërvalla, në këtë proces, nuk është çështja se çfarë ka thënë ose çfarë mund të ketë pohuar. Problemi shtrohet që ajo është aktualisht ministre e Drejtësisë, që do të përgjigjet dhe përballojë financiarisht një proces të cilin, në pikëpamjen morale dhe qëndrimin politik, thuajse e ka refuzuar dhe nuk e ka pranuar për të qenë një mbrojtëse apo suportuese në pikëpamjen institucionale. Pra, këto janë arsye që debati në Kosovë në lidhje me këtë kauzë, sepse kjo tashmë është një kauzë, duhet të bëhet. Ajo që po ndodh me procesin aktual është një proces politik dhe de facto mbahet sikurse është juridik. Dhe këto gjëra janë të ndryshme”, tha Çipa.
Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës
Buzhala: Gërvalla deklaronte se do të depozitonte fakte në Hagë, heshtja e saj pas vendimit është e pazakontë
Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë
- 21:05 Vendimi i Hagës, asist për Vuçiçin, Buzhala: Serbia do të nisë fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës
- 20:49 Buzhala: Gërvalla deklaronte se do të depozitonte fakte në Hagë, heshtja e saj pas vendimit është e pazakontë
- 20:24 Ylljet Aliçka “Qytetar Nderi” i Kolonjës, shkrimtari: Do të shkruaj për historitë e kësaj treve
- 19:45 Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump
- 19:17 Legalizimet dhe punësimi, komunitetet rome dhe egjiptiane kërkojnë më shumë mbështetje në Korçë
- 18:55 IKMT prish 4 objekte dhe një strukturë plazhi në Borsh (VIDEO)