• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

by Bota Bota
September 19, 2026
in Aktualitet
FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana është bërë këto ditë qendra e një takimi të rëndësishëm të drejtuesve dhe ekspertëve të sigurisë nga SHBA-ja dhe Europa. Nga 19 deri më 23 shtator, në kryeqytet zhvillohet takimi i 42-të i kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA).

Sipas axhendës në program janë përfshirë tema që lidhen drejtpërdrejt me sigurinë dhe luftën kundër krimit: krimi i organizuar, terrorizmi, ekstremizmi online, grupi “764”, dronët, krimi kibernetik, paratë e krimit, sekuestrimi i pasurive, narkotikët dhe ekstradimet.

Në aktivitet kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe amerikane. Në program janë drejtues të Policisë së Shtetit, SPAK-ut, BKH-së dhe Prokurorisë, ndërsa nga SHBA-ja është parashikuar pjesëmarrja e Spencer Horn, Zëvendës Ndihmës Drejtori në FBI-së, si dhe e atasheut të FBI-së në Sofje, Brendan Collins.

Krimi i organizuar

Takimi nis me diskutime për luftën kundër krimit të organizuar dhe përvojën e Budapest Organized Crime Task Force, që shënon 25 vite bashkëpunimi.

Në program është edhe modeli amerikan i Joint Terrorism Task Force, që bashkon agjenci të ndryshme për hetimin e kërcënimeve terroriste.

Nga pala shqiptare do të diskutohet edhe për krimet në kufi dhe migracionin e paligjshëm.

Çfarë është “764”?

Një nga temat më të veçanta është grupimi online “764”, i lidhur nga autoritetet amerikane me forma të ekstremizmit të dhunshëm dhe aktivitete kriminale në internet.

Tema “Nihilistic Violent Extremism and 764” prezantohet nga një zyrtar i FBI-së nga Berlini.

Më pas diskutohet edhe për format e reja të ekstremizmit të dhunshëm dhe përvojën e Shqipërisë në përballimin e tyre.

FBI sjell eksperet per dronët

Në konferencë ka edhe një pjesë të posaçme për dronët. Ekspertë të FBI Laboratory Division do të prezantojnë teknologjitë që përdoren për ekzaminimin dhe analizimin e dronëve.

Pas këtij sesioni, diskutimet kalojnë te krimi kibernetik dhe bashkëpunimi ndërkombëtar kundër grupeve kriminale.

Ku shkojnë paratë e krimit?

Një tjetër temë kryesore është ndjekja e parave të krimit.

Në konferencë diskutohet roli i inteligjencës financiare në luftën kundër krimit të organizuar.

Në program është edhe tema “From Confiscation to Public Good”, që lidhet me mënyrën se si pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara mund të përdoren për qëllime publike.

BKH dhe hetimi i narkotikëve

Në program është përfshirë edhe një rast konkret i hetuar nga Byroja Kombëtare e Hetimit në fushën e narkotikëve.

Pra, nuk bëhet fjalë vetëm për diskutime teorike. Në konferencë shkëmbehen edhe përvoja nga hetime konkrete.

Ekstradimet

Në ditën e fundit, fokusi kalon te ekstradimet dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Do të diskutohen procedurat shqiptare, problemet që hasen në praktikë dhe mënyrat e bashkëpunimit me vendet e tjera. /Euronews

Tags: FBI
Previous Post

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

September 19, 2026
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

September 19, 2026
FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”

FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”

September 19, 2026
Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës!

Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës!

September 19, 2026
Deti i Kuq në alarm/ Greqia dhe Italia kërkojnë më shumë anije luftarake përballë Huthëve

Deti i Kuq në alarm/ Greqia dhe Italia kërkojnë më shumë anije luftarake përballë Huthëve

September 19, 2026
“SPAK mos të presë Ramën”/ Bardhi: Ku është kërkesa për arrestimin e Ballukut?

“SPAK mos të presë Ramën”/ Bardhi: Ku është kërkesa për arrestimin e Ballukut?

September 19, 2026
Tre vjet nga premtimi elektoral/ Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, lë fshatrat pa ujë të pijshëm

Tre vjet nga premtimi elektoral/ Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, lë fshatrat pa ujë të pijshëm

September 19, 2026
Kontrollet në sektorin ku mbahet Ergys Agasi/ Lala: Pati përplasje mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

Kontrollet në sektorin ku mbahet Ergys Agasi/ Lala: Pati përplasje mes SPAK dhe Policisë së Burgjeve

September 19, 2026
81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Sala Jashari: Vendimi i Hagës është politik, aspak e drejtë për Kosovën!

81 vite burg për ish-krerët e UÇK-së/ Sala Jashari: Vendimi i Hagës është politik, aspak e drejtë për Kosovën!

September 19, 2026
Steka cigaresh kontrabandë me autobus nga Shqipëria drejt Greqisë, procedohet shoferi, në ‘lupë’ edhe doganierët shqiptarë që e lanë të kalonte

Steka cigaresh kontrabandë me autobus nga Shqipëria drejt Greqisë, procedohet shoferi, në ‘lupë’ edhe doganierët shqiptarë që e lanë të kalonte

September 19, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL