Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit mund të jetë paracaktuar që në fillimet e procesit gjyqësor në Hagë.
Këtë përshtypje e përforcon një dokument, i cili zbardh prapaskenat e një takimi të mbajtur më 7 dhe 8 dhjetor 2020, vetëm një muaj pas arrestimit të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën informuese të mbajtur larg syrit të opinionit publik dhe pa asnjë komunikatë zyrtare, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, bashkë me ish-Kryeprokurorin e Specializuar Jack Smith dhe Regjistruesen Fidelma Donlon, u takuan me ambasadorë e diplomatë të akredituar në Kosovë, ndërsa takime të ngjashme u zhvilluan edhe në Hagë e Beograd.
Gjatë këtij takimi ‘sekret’, ish-Kryeprokurori Jack Smith u shpreh me një gjuhë të ashpër dhe të prerë, duke deklaruar me bindje të plotë se të akuzuarit do të dënohen me burgim të përjetshëm. Sipas dokumentit të publikuar nga Klan Tv, Smith pretendon se aktakuza e tij mbështetet në çdo fjalë te provat e dëshmitarët për “qindra viktima të torturuara e të vrara në qendrat e ndalimit”, ndërsa denoncoi atë që e quajti “përpjekje të Thaçit dhe Veselit për të penguar punën e Prokurorisë”.
Ai u kërkoi diplomatëve mbështetje publike, dërgimin e personelit shtesë hetimor. Rrethanat rëndohen pasi Kryetarja e Gjykatës, Ekaterina Trendafilova, e pranishme në takim, nuk bëri asnjë reagim ndaj deklaratave të Smithit, që cenojnë rëndë parimin e prezumimit të pafajësisë.
Nga ana e saj, Trendafilova bëri një përmbledhje të zanafillës së gjykatës nga libri i Carla del Ponte-s, raporti i Dick Marty-t dhe gjetjet e Ekipit Hetimor Special (SITF), duke sqaruar se selia ndodhet jashtë Kosovës për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe se ndjekja penale lidhet vetëm me përgjegjësinë individuale e jo me UÇK-në si organizatë apo ushtri.
E pyetur nga Ambasadori Gjerman përse në sallën e gjyqit nuk shfaqen flamuri dhe simbolet shtetërore të Kosovës – çështje e ngritur edhe nga mbrojtja e Thaçit – Trendafilova u përgjigj se institucioni financohet nga BE-ja e donatorët dhe përbëhet nga profesionistë ndërkombëtarë. Ajo e cilësoi ngritjen e kësaj teme nga avokatët si një provokim me qëllim të pastër politik për të krijuar debat në Kosovë e për të delegjitimuar Dhomat e Specializuara.
Ndërsa, në fjalën e saj Regjistruesja Fidelma Donlon garantoi se “institucioni zbaton standardet më të larta ndërkombëtare për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe garantimin e të drejtave të të akuzuarve”.
Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së u dënuan nga Gjykata e Hagës me 81 vite burg në total. Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burg, Jakup Krasniqi me 25 vite, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vite burg. Vendimi u prit me indinjatë nga shqiptarët, që nënvizojnë se krerët e UÇK-së luftuan për lirinë e Kosovës. Vendimi është i shkallës së parë dhe do apelohet.

Qeveria shqiptare duhet te paguaje avokate te mire dhe lobiste ne Amerike qe ti ndihmojne heronjte e Kosoves ne gjykaten e apelit,ashtu si Gjermania ndihmoi Ante Gotovinen. Keta jane heron te vertete nuk kane kurrfare lidhje me tradhetaret VV-se.
Mos po pendohet Apeli e po ua rrit qmimin ne 4x45. Me mire keshtu si eshte.
Pse ka hesht çer te gjitha keto Parlamenti i Kosoves?!
Racistet Smithe e Trendafilja, jane kudo dhe perhere per te rrenuar popullin shqiptar. SI ka mindesi qe Parlamenti cope cope i Kosoves nuk ngrihet ta zhbeje ke te gjykate te specializuar t'iu beje qejfin Serbeve gjakatare qe edhe sot thone : "vritini shqiptaret..."?
O shqiptarë dijeni mirë ,Jick Smith është Albin Kurti dhe Trandafilova është Donika Shwarz.Atë çka ta bënë disa herë i joti nuk të bënë as armiku.