‘Supreme apo Ekstreme’, Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale! Së shpejti 'AI Force'

‘Supreme apo Ekstreme’, Trump propozon ndryshimin e emrit të Inteligjencës Artificiale! Së shpejti 'AI Force'

22:07, 19/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të shtunën se do të emërojë një koordinator të posaçëm për inteligjencën artificiale (AI),  dhe se do të krijojë gjithashtu një ‘grup të posaçëm pune për këtë teknologji.

Nisma vjen pasi studiues të inteligjencës artificiale kanë paralajmëruar se zhvillimi i saj mund të dalë së shpejti jashtë kontrollit njerëzor, duke nxitur shqetësime dhe thirrje për rregullimin e industrisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se nuk do të lejojë “shkatërrimin” e inteligjencës artificiale.

“Nuk do ta pengojmë apo frenojmë në asnjë mënyrë rritjen e kësaj industrie të jashtëzakonshme. Përkundrazi, do ta mbështesim, do ta ndihmojmë dhe do ta mbikëqyrim teksa zhvillohet! Megjithatë, do të jemi gjithashtu në kërkim të abuzimeve dhe kjo mund të bëhet lehtësisht përmes sistemit tonë ekzistues të drejtësisë penale dhe civile. Për këtë qëllim po krijoj AI Force, ashtu siç krijova Space Force”, shkroi Trump në Truth Social.

Trump shtoi se për postin e koordinatorit (anglisht czar role) të AI-së duhet të aplikojnë “vetëm individë me inteligjencë shumë të lartë”, por nuk bëri të ditur se kush do ta mbajë këtë detyrë.

Gjatë dy javëve të fundit, Trump i ka quajtur një “mashtrim” paralajmërimet për rreziqet e inteligjencës artificial duke deklaruar se prioriteti duhet të jetë që SHBA-ja të udhëheqë botën në zhvillimin e AI-së dhe të mposhtë Kinën në këtë garë.

“Kush fiton garën AI-në, fiton gjithçka”, ka deklaruar Trump disa herë gjatë javës së fundit.

Përmes një serie postimesh në rrjetet sociale, presidenti amerikan mbrojti fuqishëm teknologjinë e inteligjencës artificiale. Ai madje telefonoi drejtorin ekzekutiv të Nvidia-s, Jensen Huang, ndërsa ky i fundit ishte në skenë gjatë një samiti të industrisë për të diskutuar mbi këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi iniciativën e re të Trump.

Ndërkohë, përpjekjet e ligjvënësve amerikanë për të miratuar legjislacion mbi inteligjencën artificiale nuk kanë dhënë rezultat në vitet e fundit. Megjithatë, çështja është rikthyer sërish në qendër të debatit pas paralajmërimeve të reja nga ekspertët.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura në Kongres këtë javë, laureati i Nobelit Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës artificiale”, paralajmëroi ligjvënësit se koha për të rregulluar industrinë po mbaron. Ai tha se Kongresi ka “ndoshta vetëm një vit” për të vepruar, shkruan NBC News.

Në një tjetër postim propozoi edhe ndryshimin e emrit. Trump nisi një sondazh me tre propozime, ku ndjekësit duhet të zgjedhin, duke argumentuar se termi aktual Inteligjencë Artificiale është “i pasaktë” dhe joelegant.

Sipas presidentit të SHBA-së, përkufizime më të përshtatshme mund të jenë
“Inteligjencë Superiore”,
“Inteligjencë Ekstreme ” ose
“Inteligjencë Supreme “.

“Shumë njerëz mendojnë se fjalët “Inteligjencë Artificiale” janë të pasakta.

 Një përshkrim shumë më elegant dhe i saktë i këtij fenomeni të ri do të ishte Inteligjencë Superiore (SI) ose Inteligjencë Ekstreme (EI) ose Inteligjencë Supreme (SI). Ky është një Sondazh dhe do të vlerësoja të gjithë ata që votojnë!”, shkroi ai.

Image

 

 

 

 

Trump kishte më parë një koordinator për inteligjencën artificiale dhe kriptovalutat, David Sacks, i cili u largua nga posti në fillim të këtij viti për shkak të kufizimeve të mandatit të tij si punonjës i posaçëm qeveritar. Sacks vazhdon të ketë një rol këshillimor në administratë dhe pritet të marrë pjesë në darkën shtetërore të Trump me presidentin kinez Xi Jinping.

Ndërkohë, disa figura demokrate që konsiderohen si kandidatë të mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 kanë ndërmarrë hapa për rregullimin e inteligjencës artificiale në nivel shtetëror.

Edhe ish-presidenti Barack Obama u ka kërkuar demokratëve që të hartojnë një plan të qartë për inteligjencën artificiale, duke thënë se do ta kishte bërë këtë një nga temat kryesore të fushatës së tij nëse do të kandidonte në zgjedhjet e vitit 2028.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco