
Teksa po qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”, kantautori dhe kompozitori Algert Sala ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes së tij.
I ftuar në emisionin “Lancio” në Top Albania Radio, artisti foli për karrierën, projektet muzikore dhe mënyrën se si është perceptuar ndër vite nga publiku. Sala njihet jo vetëm si këngëtar, por edhe si autor tekstesh dhe kompozitor për artistë të tjerë.
I pyetur drejtpërdrejt nëse do ta pranonte një ftesë për t’u futur në shtëpinë më të famshme në vend, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi.
“Po, pse jo? Zakonisht njerëzit më njohin shumë serioz dhe më të rafinuar në atë që unë bëj, por nuk jam dhe aq”, u shpreh Sala.
Deklarata ka nxitur aludimet se kantautori mund të jetë një nga emrat që po shqyrtohen për kastin e “Big Brother VIP Albania 6”, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.


