• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

U tallën me Çerçiz Topullin, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

by Bota Bota
September 19, 2026
in Aktualitet
U tallën me Çerçiz Topullin, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas talljes me Çerçiz Topullin në Muzeun Historik, në kalanë e Gjirokastrës.

Sipas informacionit të bërë publik, në qendër të reagimeve ishte mënyra e paraqitjes së manekinit ku ishin vendosur rrobat e figurës historike. Ekspozimi është konsideruar i papërshtatshëm dhe jo në përputhje me mënyrën e konceptimit të ekspozitës.

Pas reagimeve, Hysi i ka paraqitur dorëheqjen kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Në deklaratën e tij, Hysi thotë se e merr vendimin me përgjegjësi dhe pranon përgjegjësinë për gabimin, duke theksuar se ai është korrigjuar.

“E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim, veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër”, shkruan Hysi.

Ai ka falënderuar Bashkinë e Gjirokastrës, kryebashkiakun Golemi, kolegët dhe veçanërisht punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore për mbështetjen gjatë periudhës së tij në krye të institucionit.

“Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin!”, shprehet Hysi.

Ai shton se do të vijojë të mbështesë Gjirokastrën, trashëgiminë kulturore dhe kujtesën kombëtare, ndërsa e mbyll deklaratën me mesazhin: “Ne u përpoqëm, atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do ta lëmë të flasë vetë.”

Deklarata:

Pas një periudhe pune të përkushtuar në shërbim të trashëgimisë kulturore, muzeve dhe Gjirokastrës, kam vendosur të jap dorëheqjen time prej pozicionit që mbaj.
E bëj këtë vendim me përgjegjësi dhe me bindjen se çdo detyrë publike duhet të shoqërohet me përgjegjësi personale për çdo vendim veprim apo gabim që mund të ndodhë gjatë saj. Ajo që u konsiderua gabim u korrigjua dhe marr të gjithë përgjegjësinë përsipër.
Largohem me mirënjohje për mbështetjen e Bashkisë Gjirokastër për kolegët dhe veçanërisht për punonjësit e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore me të cilët kemi punuar dhe realizuar ehumë më shumë më tepër sesa ishte bërë prej vitesh.
Dorëheqja ime nuk është dorëzim nga ajo që besoj. Është një akt përgjegjësie dhe respekti për institucionin !
Mbetem mirënjohës për punën e bërë, për përpjekjet tona dhe për çdo gjurmë që kemi lënë në muze dhe në kujtesën e Gjirokastrës.
Do të vazhdoj ta dua dhe ta mbështes Gjirokastrën, trashëgiminë e saj dhe kujtesën tonë kombëtare , në çdo formë që do të më jepet mundësia.
Ne u përpoqëm atë që u konsiderua gabim e korrigjuam dhe punën do t’a lëmë të flasë vetë.
Mirënjohje !
Florian Hysi

Tags: dorëheqjekreu trashegimise kulturore
Previous Post

Hashash me vlerë 4 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

U tallën me Çerçiz Topullin, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

U tallën me Çerçiz Topullin, jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër

September 19, 2026
Hashash me vlerë 4 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Hashash me vlerë 4 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

September 19, 2026
Kundër vendimit të Hagës për 4 ish-liderët e UÇK, shqiptarët në SHBA protestojnë të martën para OKB-së

Kundër vendimit të Hagës për 4 ish-liderët e UÇK, shqiptarët në SHBA protestojnë të martën para OKB-së

September 19, 2026
“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë

“Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë

September 19, 2026
FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

FBI vjen në Tiranë, kush është në shënjestër?

September 19, 2026
“Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

September 19, 2026
FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”

FOTOLAJM/ Protesta e 112-të kundër qeverisë! “SPAK-u po e mbush burgun plot”

September 19, 2026
Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës!

Protestuesi: Të përmbysim sistemin që i shërben qeverisë dhe një pjese të opozitës!

September 19, 2026
Deti i Kuq në alarm/ Greqia dhe Italia kërkojnë më shumë anije luftarake përballë Huthëve

Deti i Kuq në alarm/ Greqia dhe Italia kërkojnë më shumë anije luftarake përballë Huthëve

September 19, 2026
“SPAK mos të presë Ramën”/ Bardhi: Ku është kërkesa për arrestimin e Ballukut?

“SPAK mos të presë Ramën”/ Bardhi: Ku është kërkesa për arrestimin e Ballukut?

September 19, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    Parandalohet ngjarja e rëndë në Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandali/ Policia rrugore shoqëron kamionët e Alesios në orarin e ndalimit të qarkullimit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Falsifikime dhe shpërdorim detyre, pezullohen 2 zyrtarë në Tiranë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL