Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kampionia e Kosovës e nis me fitore mbrojtjen e titullit

trepca

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, e ka nisur me fitore shumë të vështirë mbrojtjen e titullit. 
Trepça të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” e mposhti Rahovecin 029 me rezultatin 106:101. 

Ishte shumë fitore e vështirë për klubin nga Mitrovica. 

Trepça e nisi më mirë çerekun e parë duke e fituar me shifrat 29:21. Çereku i dytë u mbyll baras 26:26. 

Trepça e mbylli pjesën e parë me tetë pikë epërsi, 55:47. 

Rahoveci 029 reagoi në çerekun e tretë duke e fituar me shifrat 29:21. 

Por basketbollistët e Trepçës nuk lejuan befasi dhe në fund e fituan edhe çerekun e fundit me rezultatin 30:25. 

Edhe Trepça me fitore shumë të thellë ndaj Rahovecit 029 Basketboll Trepça me fitore shumë të thellë ndaj Rahovecit 029

Te Trepça më efikasi ishte Ja'cori Payne me 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime. 

U dallua edhe Matt Mobbley me 22 pikë, dy kërcime dhe tri asistime. 

Rahovecit 029 nuk i mjaftoi loja e mirë e Samit Zekiqit që regjistroi 30 pikë dhe katër kërcime. 
Mika Adams kishte 19 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime.