Flash

93 ditë protestë/ Qytetarët nuk tërhiqen nga kërkesa për largim të qeverisë

Lapsi.al 31 August 2026

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 93-të të revoltës qytetare. Edhe këtë të hënë tubimi nisi në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Me pankarta në duar dhe me thirrje drejtuar rrëzimit të klasës politike qytetarët kanë shënuar 93 ditë qëndresë.

Ata kanë mbajtur në duar pankarta ndërsa kanë bërë thirrje "Shqipëri e re", "Hajdut ishe, hajdut ngele".

Një protestuese tha se në vend duhet të ekzistojë një sistem arsimor që e lehtëson dhe përmirëson arsimimin në vend duke mos e parë largimin jashtë si mundësi. Më tej ajo ka thënë se duhet të ekzistojë meritokracia ku çdokush duhet të marrë atë që meriton, duke vazhduar më tej te sistemi shëndetësor i cili sipas saj nuk funksionon nëse qytetarët nuk nxjerrin lekë nga xhepat për të marrë shërbimet.

Në fund të fjalës së saj ajo u shpreh se ka shum arsye për të dalë në protestë, dhe qëndresa qytetare do të vijojë derisa misioni të përmbushet dhe qeveria të largohet.

“Në një Shqipëri të re dhe të lirë duhet të kemi një sistem arsimor ku fëmijët tanë të arsimohen me krenari dhe jo ku prindërit të shohin ku t’i dërgojnë jashtë shtetit. Na duhet një sistem meritokracie ku ai që e meriton të marrë vendin e punës. Duhet të kemi sistem shëndetësor ku mjekët të mos i shohin pacientët nga xhepat dhe pacientët të mos tmerrohen kur janë sëmurë.

Duhet një Shqipëri ku e drejta të triumfojë dhe ku prona të shkojë te ai që i takon, e të mos jetë haraç për nderet e radhës së qeverisë. Këto e shumë të tjera janë arsyet që na mbledhin në shesh. Shtatori do të na gjejë më të bashkuar, më të shumtë në numër dhe gati për aksionin e radhës derisa qeveria të largohet,” deklaroi protestuesja. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI