Eksperti përdori ChatGPT për raportin në gjyq, gjykata e përjashton nga dëshmia

20 Shtator 2026 | 06:27

Përdorimi i ChatGPT nga një ekspert në një proces gjyqësor në SHBA ka ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në drejtësi.

Rasti lidhet me një shpërthim në një fabrikë në Houston, Teksas, ku humbën jetën tre persona. Eksperti Jason Autenrieth ishte angazhuar për të analizuar përgjegjësinë e kompanisë 3M në lidhje me kontrollet e sigurisë.

Avokatët e viktimave zbuluan se eksperti kishte përdorur gjerësisht ChatGPT gjatë hartimit të raportit të tij. Mes kërkesave drejtuar AI ishte edhe ajo për të argumentuar se 3M kishte “0% faj” për shpërthimin.

Eksperti pranoi përdorimin e ChatGPT, por tha se AI e kishte ndihmuar në strukturimin, formatimin dhe hartimin e raportit, ndërsa përfundimet profesionale ishin të tijat.

Pas debatit mbi përdorimin e AI, 3M e hoqi ekspertin nga lista e dëshmitarëve. Kompania theksoi se ai ishte ekspert i pavarur dhe jo punonjës i saj.

Në përfundim, juria e gjeti 3M neglizhente në kontrollet e sigurisë dhe viktimave iu akorduan 61.5 milionë dollarë. Kompania ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Rasti ka shtuar shqetësimet për përdorimin e AI në proceset gjyqësore, veçanërisht për rrezikun e informacioneve të pasakta dhe përgjigjeve të ndikuara nga mënyra se si formulohen kërkesat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

Një alarm u dha të shtunën në mëngjes, më 19 shtator, sipas orës lokale, pasi një avion luftarak i NORAD-it interceptoi një avion që fluturonte...
19:45 | 19/09/2026

Autoritetet ruse pretendojnë për sulme kibernetike gjatë zgjedhjeve parlamentare

Zyrtarët rusë pretenduan se sistemet e votimit kanë qenë në shënjestër të një sulmi kibernetik, teksa qytetarët po votojnë të shtunën në ditën e dytë...
16:49 | 19/09/2026

Serbia shfaq robotë të armatosur disa ditë pas hapjes së fabrikës kineze

Dy javë pasi Serbia e hapi një fabrikë që prodhon robotë të projektuar nga Kina, ushtria serbe ka shfaqur robotë të armatosur katërkëmbësh duke vepruar...
16:18 | 19/09/2026