112 ditë protesta kundër qeverisë/ Qytetarët mblidhen sërish në Bulevard, kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
112 ditë protestë, nis grumbullimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e Ramës 19 Shtator, 19:11 ...
"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit 19 ...
EMRAT+DETAJE/ Burri vrau gruan në banesë, zbulohen identitetet, në shtëpi dhe nipi 14-vjeçar 19 Shtator, 12:17 ...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet 18 Shtator, 19:18 111 ditë protestë...
“E merituan fitoren, ata ishin skuadra më e mirë, veçanërisht në fazat e para të pjesës së parë. Ne nuk konkurruam në nivelin që kërkohej,” u shpreh tekniku spanjol i skuadrës së Londrës pas humbjes.

ANGLI - Nuk pati justifikime nga trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brightonit të shtunën, që i dha fund startit perfekt të Topçinjve në mbrojtjen e titullit të Ligës Premier.
Arsenali i kishte fituar katër ndeshjet e para të sezonit në kampionat, duke pësuar vetëm një gol, por këtë herë u mposht bindshëm nga një Brighton i jashtëzakonshëm.
Kjo ishte humbja më e thellë e Arsenalit në të gjitha garat që nga disfata 3-0 në shtëpi ndaj Brightonit në maj të vitit 2023. “E merituan fitoren, ata ishin skuadra më e mirë, veçanërisht në fazat e para të pjesës së parë. Ne nuk konkurruam në nivelin që kërkohej,” u shpreh tekniku spanjol i skuadrës së Londrës.
“Bëmë gabime teknike në zona të gabuara dhe humbëm duelet. Por duhet ta vendos në perspektivë atë që skuadra ka bërë që nga Botërori. Mendoj se ka qenë e jashtëzakonshme. Do të mësojmë nga kjo përvojë dhe do të rikthehemi sërish”.
Arsenali pati një paraqitje të dobët, por kjo erdhi edhe si pasojë e guximit të Brightonit, i cili ishte klinik në fazën e fundit të aksioneve. Me tre golat e shënuar ndaj Arsenalit, Brightoni ka arritur në kuotën e 16 golave në pesë ndeshje këtë sezon në Ligën Premier.
Asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar më shumë se 10 gola në pesë javët e para, duke bërë që Brightoni të jetë një prej skuadrave më atraktive për t’u ndjekur në këtë fillim të sezonit..
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Kohët e vështira për Tottenhamin vazhdojnë, pasi e nisën sezonin dukshëm nën pritjet. Spurs pësuan një tj...
SPANJE - Lajm i keq për Andreas Christensen dhe Barcelonën. Qendërmbrojtësi danez dëmtoi këmbën e majtë në ndeshj...
SPANJE - Barcelona ka marrë një tjetër fitore në La Liga, duke përmbysur Sevillan me rezultatin 3-1 në transfertë, n&eum...
ITALI - Mandas pret një penallti të Yeboah-s, më pas kapiteni (po ashtu nga 11 metrat) dhe holandezi i dhurojnë suksesin bardhekalt&eum...
ITALI - Roma dhe Inter u bënë protagoniste të një ndeshjeje spektakolare në supersfidën e javës së 5-të të S...
ELBASAN - Dinamo nuk gaboi pasditen e kësaj të shtune në Elbasan Arena, në ndeshjen e javës së 5-të të Abissnet Superi...
ANGLI - Ndalet vrulli i Arsenalit në në këtë fillim sezoni në Premier League angleze. Meritën për këtë e ka Brigh...
VORE - Nuk ka prodhuar asnjë fitues sfida mes Vorës dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e pestë të kampionatit "Abissne...
SENEGAL - Sadio Mane po bën një investim të madh që nuk ka të bëjë me futbollin. Ylli 34-vjeçar i Al Nassr do...
SPANJE - Tridhjetë kandidatët për çmimin ‘Ballon d'Or’ u shpallën me surpriza dhe mungesa të dukshme, me Rafinhan ...