Aktualitet

Nuk ka lajme të mira nga moti, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore!

Sot, vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me ndryshim të motit gjatë ditës. Nga mesdita dhe gjatë pasdites ka shtim vranësirash, që në disa zona do të jenë të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët priten kryesisht në relievet kodrinore dhe malore. Në periudha të shkurtra, mund të shoqërohen me shtrëngata e shkarkesa elektrike.

Era fryn nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 10 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Ndërkohë, kushtet atmosferike pritet të mbeten relativisht të paqëndrueshme gjatë orëve të pasdites, veçanërisht në zonat me reliev.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.