Bota
VIDEO/ Sulm masiv me dronë ukrainas në Moskë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

Rusia është përballur me një sulm masiv me dronë ukrainas gjatë natës.
Si pasojë dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën
Sipas raportimeve, 249 dronë u rrëzuan gjatë natës, ndërsa shpërthime dhe zjarre goditën ndërtesa banimi dhe një magazinë lokale.
Në kryeqytet, një rafineri pësoi dëme dhe aeroportet Sheremetyevo e Vnukovo vendosën kufizime të fluturimeve.
Reklamë
Në Sofyino, një grua humbi jetën dhe pesë persona, mes tyre dy fëmijë, u plagosën kur një dron goditi një ndërtesë banimi.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, deklaroi se 450 dronë u interceptuan, duke e cilësuar sulmin si “të paprecedentë”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




