Komandanti amerikan: Mbi 1 miliard fuçi naftë kaluan përmes Ngushticës së Hormuzit

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper, ka deklaruar se gjatë muajve të fundit forcat amerikane kanë mundësuar daljen e më shumë se një miliard fuçive naftë bruto nga Gjiri përmes Ngushticës së Hormuzit.
Cooper tha në një videomesazh se kjo sasi u transportua ndërsa forcat amerikane ofruan mbrojtje të koordinuar për më shumë se 2 mijë kalime të anijeve tregtare nëpër ngushticë.
Sipas tij, kjo ka mundësuar vazhdimin e qarkullimit të burimeve të rëndësishme energjetike nga rajoni, pavarësisht bllokadës së vendosur ndaj Iranit.
“Forcat e CENTCOM-it mbështetën daljen e më shumë se një miliard fuçive naftë bruto nga Gjiri. Bëhet fjalë për një miliard fuçi naftë bruto që kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit gjatë muajve të fundit”, tha Cooper.




