LIVE UPDATES
Bota

Gara për IA: Kazakistani përballet me presion për të zgjedhur mes SHBA-së dhe Kinës

Si i vetmi vend që i është bashkuar si nismës amerikane Pax Silica, ashtu edhe Organizatës së Kinës për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale (WAICO), politika e tij e jashtme po përballet me presion të ri, ndërsa Uashingtoni dhe Pekini garojnë për ndikim teknologjik.

20 Shtator 2026, 09:35 Nga G.M
Gara për IA: Kazakistani përballet me presion për të
Kazakistani iu bashkua nismës amerikane, Pax Silica më 25 qershor. Më 16 korrik, Kina lansoi nismën e saj për inteligjencë artificiale, WAICO, që u mbështet nga Astana.


Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë ndërmarrë nisma për të ndikuar në të ardhmen e Inteligjencës Artificiale (IA) dhe Kazakistani mund të detyrohet të zgjedhë njërën palë. Si i vetmi vend që i është bashkuar si nismës amerikane Pax Silica, ashtu edhe Organizatës së Kinës për Bashkëpunim në Inteligjencën Artificiale (WAICO), politika e tij e jashtme po përballet me presion të ri, ndërsa Uashingtoni dhe Pekini garojnë për ndikim teknologjik.

Pozita e pazakontë e Kazakistanit ka tërhequr vëmendjen e Uashingtonit, teksa Shtetet e Bashkuara përpiqen të kufizojnë ndikimin e Kinës në teknologjinë e IA-së dhe zinxhirët e furnizimit të saj. Agjencia Reuters raportoi muajin e kaluar se Qeveria amerikane po përgatitej t’u thoshte dhjetëra vendeve se duhet të zgjedhin mes nismave konkurruese për IA-në.

Një draft-letër e Departamentit amerikan të Shtetit, të cilën e ka parë Reuters, paralajmëroi se vendet që i bashkohen kornizës rivale të Kinës mund të përjashtohen nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja.

“Të jesh pjesë e gjithçkaje do të thotë të mos jesh pjesë e asgjëje”, thuhet në draft-letër, ku përshkruhet pjesëmarrja në Pax Silica si një angazhim dhe jo thjesht si anëtarësim.

Në kohën kur u raportua për të, draft-letra nuk ishte dërguar dhe nuk ka asnjë të dhënë se Uashingtoni i ka kërkuar kërkuar zyrtarisht Kazakistanit të tërhiqet nga ndonjëra prej këtyre nismave. Por, mesazhi vë në pah vështirësinë në rritje për vende si Kazakistani, që synojnë të ruajnë lidhjet ekonomike dhe teknologjike me të dyja fuqitë.

Ndërkaq, Kina ka kundërshtuar idenë se vendet duhet të detyrohen të zgjedhin njërën palë. Ambasada e saj në Uashington i bëri thirrje SHBA-së të ndalojë nxitjen e shteteve që të zgjedhin vetëm një nismë dhe të shmangë politizimin e çështjeve të tregtisë dhe teknologjisë. Presioni vjen në një kohë kur IA-ja po ndërlidhet gjithnjë e më shumë me sigurinë kombëtare, industrinë, energjinë dhe infrastrukturën.

Pax Silica, e lansuar nga Uashingtoni në dhjetor të vitit 2025, përqendrohet në sigurimin e zinxhirëve të furnizimit për mineralet kritike, gjysmëpërçuesit, energjinë, qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën kompjuterike të nevojshme për ekonominë e bazuar në IA. Aktualisht, kjo nismë ka 25 nënshkrues, përfshirë Bashkimin Evropian, Japoninë dhe Singaporin.

Kazakistani e nënshkroi deklaratën më 25 qershor, duke u bërë vendi i parë i Azisë Qendrore që iu bashkua nismës. WAICO, ndërkaq, u themelua në Shangai më 16 korrik, ndërsa 29 vende nënshkruan marrëveshjen për krijimin e organizatës. Anëtarët e saj përfshijnë Kinën, Rusinë, Kazakistanin, Uzbekistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Pakistanin, Indonezinë dhe Brazilin.

Organizata thotë se synon të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar për qeverisjen, standardet dhe zhvillimin e IA-së, si dhe që të zvogëlojë hendekun teknologjik mes vendeve.

Një ekuilibër i kujdesshëm

Për Kazakistanin, secila prej këtyre nismave ofron mundësi të ndryshme. Uashingtoni ka thënë se Pax Silica synon të krijojë zinxhirë të besueshëm furnizimi që përfshijnë mineralet, gjysmëpërçuesit, prodhimin, energjinë dhe infrastrukturën e IA-së.

Kjo mund t’i sigurojë vendit qasje në investime, teknologji dhe partneritete në zinxhirët e furnizimit të udhëhequra nga SHBA-ja. Kazakistani, i cili ka rezerva të mëdha mineralesh kritike, të nevojshme për teknologjitë e avancuara dhe infrastrukturën e IA-së, është një aleat i rëndësishëm për këtë nismë.

Ndërkaq, WAICO i ofron Kazakistanit një rol në një kornizë të mbështetur nga Kina për bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e IA-së. Pekini ka promovuar modele të inteligjencës artificiale si alternativa më të qasshme për vendet që nuk mund t’i përballojnë ose nuk kanë qasje në sistemet kryesore.

Kazakistani thotë se pjesëmarrja në të dyja kornizat është në përputhje me politikën e tij të jashtme. Presidenti kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, tha në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Xinhua se inteligjenca artificiale duhet t’i shërbejë njerëzimit dhe se vendet duhet të kenë qasje fer në teknologjitë moderne.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së Kazakistanit në WAICO, Toqaev tha: “Qasjet tona përputhen me qëndrimin e Kinës për këtë çështje”, duke e përshkruar këtë hap si pjesë të përpjekjeve drejt një “sistemi ndërkombëtar të hapur dhe efektiv” për koordinimin e përpjekjeve në fushën e inteligjencës artificiale.

Ky ekuilibër i ka shërbyer Kazakistanit prej vitesh. Vendi i pasur me burime natyrore ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Kinën, teksa ka kultivuar njëkohësisht marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Astana ka kërkuar investime perëndimore në sektorët e energjisë dhe minierave, duke mbetur thellësisht e lidhur me Rusinë dhe Kinën fqinje.

Partnerë të besueshëm

Por inteligjenca artificiale mund ta ngushtojë hapësirën për manovrim. Ndryshe nga tregtia tradicionale, inteligjenca artificiale përfshin gjithnjë e më shumë infrastrukturë strategjike, kompjuterizim të avancuar, qendra të të dhënave, gjysmëpërçues dhe teknologji që mund të kenë edhe përdorim ushtarak.

Uashingtoni po sinjalizon se dëshiron që vendet që marrin pjesë në ekosistemin e tij të inteligjencës artificiale të jenë partnerë të besueshëm dhe jo thjesht pjesëmarrës tregtarë.

“Është e vështirë të shihet se si një vend mund ta pozicionojë veten si partner i besueshëm në një ekosistem teknologjik, ndërkohë që njëkohësisht i bashkohet një nisme të dizajnuar nga Kina për të avancuar një vizion konkurrues për inteligjencën artificiale”, i tha një zyrtar amerikan Reutersit.

Rezervat e Kazakistanit me minerale kritike ia shtojnë rëndësinë në zinxhirin e furnizimit në zhvillim për inteligjencën artificiale, ndërsa pozita e tij gjeografike e bën një partner të rëndësishëm në Azinë Qendrore.

“Nuk mendoj se Astana bëri gabim duke iu bashkuar të dy blloqeve. Por, duket se Astana llogariti gabim një gjë: Me sa duket, nuk priste që Uashingtoni të vendoste një vijë të kuqe dhe t’i thoshte Kazakistanit se duhej të zgjidhte mes dy blloqeve”, tha për Radion Evropa e Lirë analisti Wilder Alejandro Sanchez, president i kompanisë me bazë në Uashington, Second Floor Strategies.

Ai sugjeroi se Astana mund të kërkojë bisedime me Uashingtonin, duke bërë të qartë se nuk dëshiron të zgjedhë mes SHBA-së dhe Kinës. Për momentin, Kazakistani nuk është detyruar të bëjë këtë zgjedhje.

Por, gara që po zhvillohet sugjeron se politika e tij tradicionale shumëvektoriale mund të përballet me një provë më të vështirë në teknologji sesa në fusha të tjera. Pyetja për Astanën mund të jetë jo thjesht se me cilat vende tregton, por se në cilin ekosistem teknologjik mbështetet për të ndërtuar infrastrukturën e tij të inteligjencës artificiale.

Aftësia e Kazakistanit për të ruajtur lidhjet si me Uashingtonin, ashtu edhe me Pekinin mund të jetë në vetvete një aset për Shtetet e Bashkuara, tha Ken Moriyasu, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hudson. Ai argumentoi se fleksibiliteti i Astanës ndihmon në ruajtjen e rëndësisë së vendit për strategjinë amerikane në Euroazi.

“Ky qëndrim shumë fleksibil i Kazakistanit është shumë i dobishëm për strategjinë e SHBA-së”, i tha Moriyasu The Astana Times.

“Mbajtja e Kazakistanit si aleat dhe partner të besueshëm në këtë përpjekje është më e rëndësishme sesa detyrimi i tij për të zgjedhur njërën palë në Pax Silica”, tha ai./REL

shba kine inteligjenca artificiale

Sondazh

Poll

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik

Protestuesit përplasen me policinë, shoqërohet Dritan Goxhaj

Vijojnë tensionet në protestë, qytetarët përmbysin kazanët e mbeturinave para selisë së PD

Protestuesit përplasen me efektivët, policia i’u bën thirrje qytetarëve: Lironi rrugën