
Një aktivitet i organizuar në ambientet e Bibliotekës, brenda godinës së Muzeut të qytetit të Lushnjës, ka shkaktuar reagime të shumta.
Sipas pamjeve të publikuara, gjatë aktivitetit është kënduar dhe duartrokitur një këngë kushtuar ish-diktatorit Enver Hoxha, me vargjet: “Për Enverin, yll e dritë… Qajnë pleqtë, qajnë të rinjtë”.
Në aktivitet ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila raportohet se ka mbajtur gjithashtu një fjalë përshëndetëse.
Ngjarja ka nxitur kritika, pasi ambientet ku u zhvillua aktiviteti administrohen nga Bashkia e Lushnjës. Kritikët kërkojnë një reagim dhe sqarim publik nga institucioni vendor, veçanërisht përballë ish-të përndjekurve politikë dhe familjeve që vuajtën pasojat e regjimit komunist.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Bashkia e Lushnjës lidhur me aktivitetin, organizatorët apo rrethanat në të cilat u interpretua kënga./Versus.al

