Të shtëna me armë në qendër të Sarandës, vritet një person

Kronike

Publikuar: 20/09/2026

Të shtëna me armë në qendër të Sarandës, vritet një person

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në qendër të Sarandës, pranë zonës së ish-agjencisë së vjetër, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Artan Myrtaj. Nga të shtënat është plagosur edhe një kalimtar, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motivit të ngjarjes.