Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kontrabandë nga Greqia/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare

    Detajet/ Ek*ekutohet me armë 44-vjeçari në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

    Kina kundër ngadalësimit të AI-së: Pekini nuk dëshiron të humbasë garën me SHBA-në

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Kontrabandë nga Greqia/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare
    Aktualitet

    Kontrabandë nga Greqia/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare

    September 20, 2026

    Dy persona janë arrestuar në Gjirokastër në kuadër të një operacioni kundër kontrabandës së mallrave nga Greqia, ndërsa policia ka sekuestruar 22 695 euro, 100 steka cigare dhe një sasi të konsiderueshme mallrash të ndryshme.

    Operacioni policor, i koduar “Akciza 3”, u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të informacioneve të siguruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajonale Vlorë-Gjirokastër.

    Dy 43-vjeçarët, me inicialet O. L. dhe M. D., të dy banues në Tiranë, u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavijë-Gjirokastër”, teksa transportonin me autobus mallra që dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia.

    Gjatë kontrollit të autobusit, që dy shtetasit e drejtonin me radhë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në ambiente të mbyllura 100 steka me cigare dhe 22 695 euro.

    Ndërkohë, në bagazhin e autobusit u zbuluan kuti me produkte të ndryshme deti dhe mishi, produkte bulmeti, kuti me medikamente, si dhe 13 thasë me veshje të markave të ndryshme. Krahas tyre, policia sekuestroi edhe mallra të tjera, të cilat dyshohet se ishin futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme nga Greqia.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu autobusi dhe një aparat celular.

    Dy 43-vjeçarët akuzohen për disa vepra penale që lidhen me kontrabandën, përfshirë “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

    Në ngarkim të tyre janë referuar gjithashtu veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

    Arrestohen Gjirokastër Greqia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kontrabandë nga Greqia/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër, sekuestrohen 22 695 euro dhe 100 steka cigare

    September 20, 2026

    Detajet/ Ek*ekutohet me armë 44-vjeçari në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

    September 20, 2026

    Kina kundër ngadalësimit të AI-së: Pekini nuk dëshiron të humbasë garën me SHBA-në

    September 20, 2026

    Përleshje në Hagë, protestuesit e ekstremit të djathtë përplasen me policinë

    September 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 15, 2026

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku…

    Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!

    Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Universi ka një surprizë për këto 3 shenja më 14 shtator

    Një ditë me surpriza në dashuri: Horoskopi për të gjitha shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.