Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur edhe si “Tani Ruzhdiut”, është vrarë me armë zjarri në qendër të Sarandës.
Nga atentati ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj. Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor.
Myrtajrezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.
Sipas të dhënave të dosjes, autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto, 44 vjeç, ndërsa Artan Myrtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj dyshohet se e ndihmuan atë gjatë ngjarjes dhe arratisjes.
Pas kësaj ngjarjeje, në Sarandë pati një seri episodesh hakmarrjeje, ku u vra me tritol Isuf Jaçaj, babai i Klaus Jaçajt, ndërsa pati edhe një rast të shkatërrimit të pronës së Ramadan Zotos.
Aktualisht, Ramadan Zoto ndodhet në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt, ndërsa Artan Myrtaj dhe Klaus Jaçaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, ishin liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet Erjon Canaj. Myrtaj gjithashtu rezulton i dënuar më parë për “vjedhje” dhe njihej si përdorues i lëndëve narkotike.


© SYRI.net