Ylli Avdija nga Kosova, 34 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike, u arrestua në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.
Nga verifikimet dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Wiesbaden-it i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, sipas legjislacionit penal gjerman.
Në bashkëpunim me homologët gjermanë, Interpol Tirana po vijon procedurat për ekstradimin e tij.