A duhej pritur vendimi i Apelit? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave

20 Shtator 2026 | 12:24

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur procedurën për kompensimin e viktimave në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi për nisjen e procedurave për reparacionet është marrë më 16 shtator nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles L. Smith. Bëhet fjalë për një procedurë për përcaktimin e reparacioneve për viktimat. Sipas vendimit, Mbrojtja ka afat deri më 22 shtator për të kundërshtuar nisjen e kësaj procedure, shkruan KosovaPress.

Nisja e kësaj procedure, para se të merret vendimi në shkallën e dytë apo në Gjykatën e Apelit, ka hapur diskutimin nëse kompensimi i viktimave duhej të niste në këtë fazë apo pas përfundimit të procesit gjyqësor.

Avokati Ardian Bajraktari thotë se, si rregull, procedura për kompensimin e viktimave duhet të nisë pasi vendimi penal të bëhet i formës së prerë.

Sipas tij, për sa kohë që aktgjykimi mund të ndryshojë në shkallën e dytë, nisja e procedurës në këtë fazë është e parakohshme.

“Si rregull, procesi i kompensimit të viktimave fillon pas plotfuqishmërisë së vendimit. Mirëpo, kur jemi te Gjykata Speciale, anomalitë, veprimet në kundërshtim me ligjin kanë qenë ato që e kanë karakterizuar në vazhdimësi procesin, prandaj një gjë e tillë ka qenë në vazhdimësi diçka e rëndomtë për këtë gjykatë, edhe vlerësoj që mbi të gjitha një veprim, vendim i tillë është i parakohshëm për aq kohë sa nuk kemi akoma vendim të plotfuqishëm”, ka thënë Bajraktari.

Sipas tij, vendimi i Apelit mund të ndryshojë edhe bazën mbi të cilën po zhvillohet procedura e kompensimit të viktimave.

Ndryshe e interpreton këtë çështje ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, sipas të cilit procedura për kërkesën pasurore-juridike mund të zhvillohet krahas çështjes penale dhe nuk është e domosdoshme të pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

​Protesta në Gjermani kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK

Dy protesta u mbajtën në Gjermani kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Njëra protestë u zhvillua...
23:53 | 19/09/2026

Kurti në SHBA: Strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit në Hagë

Kryeministri Albin Kurti tha nga SHBA-ja, ku gjendet për vizitë, se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo...
23:09 | 19/09/2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, gjenerali Dedë Prenga: Ja pse Rama duhet të kërkojë falje

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, gjenerali Dedë Prenga tha se edhe kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë falje në lidhje me dënimin e...
21:55 | 19/09/2026