Kronikë
Aksident në aksin Fier-Seman, plagoset shoferja 27-vjeçare

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Fier–Seman, në vendin e quajtur “Kthesa e Afrimit të Ri”.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, një automjet që drejtohej nga Zaide Deda, 27 vjeçe, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë marrë masa për normalizimin dhe menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.
Reklamë
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




