Syri.Net ka siguruar pamjet ekskluzive me dron nga atentati vdekjeprurës që iu bë Artan Myrtajt, paraditen e kësaj të hëne në Sarandë dhe ku mbeti i plagosur edhe një kalimtar.
Siç shihet nga pamjet, shihet afërsia mes ngjarjes së rëndë të vrasjes dhe Komisariatit të Sarandës, në një distancë prej afro 76 metra.
Artan Myrtja nuk arriti t’i mbijetonte atentanit, ndërsa Policia është vënë në kërkim të autorëve, që dyshohet të kenë lëvizur me motor.
Sakaq për kapjen e tyre janë ngritur tre postblloqe në rrugët që lidhin Sarandën me qytetet e tjera.
© SYRI.net