LIVE UPDATES
Bota

"Më vjen shumë, shumë keq”/ Ed Sheeran kërkon falje në skenë pas polemikave për Macklemore: Po bëj gabime

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Sheeran e nisi koncertin në Lincoln Financial Field duke iu drejtuar drejtpërdrejt debatit për largimin e Macklemore, i cili kishte bërë deklarata në mbështetje të Palestinës gjatë koncerteve në fillim të shtatorit.

20 Shtator 2026, 12:45 Nga G.M
"Më vjen shumë, shumë keq”/ Ed Sheeran kërkon
Ed Sheeran

SHBA- Këngëtari britanik Ed Sheeran ka kërkuar falje para fansave gjatë koncertit të tij në Filadelfia, në daljen e parë në skenë që prej polemikave të krijuara pas largimit të reperit Macklemore nga turneu i tij në SHBA.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Sheeran e nisi koncertin në Lincoln Financial Field duke iu drejtuar drejtpërdrejt debatit për largimin e Macklemore, i cili kishte bërë deklarata në mbështetje të Palestinës gjatë koncerteve në fillim të shtatorit.

“Po marr dhe po bëj vendime të vështira, po bëj gabime dhe më vjen shumë, shumë keq”, tha Sheeran, duke iu kërkuar falje fansave për mënyrën se si ishte menaxhuar situata.

Këngëtari tha se nuk kishte dashur të bëhej një artist aktivist dhe se gjatë karrierës së tij kishte shmangur komentet politike, duke dashur që muzika dhe koncertet e tij të ishin të lidhura me bashkimin dhe njerëzimin. Megjithatë, ai tha se çështja ishte kthyer në një problem humanitar për të cilin nuk mund të heshtte më.

Duke folur për konfliktin Izrael-Palestinë, Sheeran i cilësoi sulmet e 7 tetorit 2023 si të tmerrshme dhe tha se ato kishin shkaktuar vuajtje të mëdha. Për situatën në Gaza, ai u shpreh se ajo është katastrofike, e pajustifikueshme dhe joproporcionale, duke thënë se ishte i tronditur nga përmasat e shkatërrimit dhe humbjes së jetëve të civilëve dhe fëmijëve. Sheeran theksoi gjithashtu se padrejtësitë që, sipas tij, po ndodhin në Bregun Perëndimor nuk mund të anashkalohen.

Polemicat nisën pasi Macklemore, i cili ishte pjesë e turneut si artist hapës, shprehu publikisht mbështetjen për Palestinën gjatë një koncerti në New Jersey. Më pas, ai u hoq nga pjesa e mbetur e turneut amerikan. Organizatorët thanë se disa nga stadiumet ku do të zhvilloheshin koncertet nuk do ta lejonin performancën e tij. Sheeran ka deklaruar se vendimi ishte marrë nga promotori i turneut dhe jo prej tij. 

Pas largimit të Macklemore, disa nga artistët e tjerë që do të performonin në turne u tërhoqën në shenjë solidariteti me të, mes tyre Finneas, Lukas Graham, Aaron Rowe dhe grupi Beoga. Ndërkohë, para koncertit të Sheeran në Filadelfia u zhvillua edhe një protestë e vogël në mbështetje të Palestinës, ku protestuesit mbanin flamuj palestinezë dhe bënin thirrje për Palestinën. Ngjarja e Sheeran vjen në një moment kur debati rreth deklaratave të Macklemore dhe lirisë së shprehjes së artistëve ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA./Dosja.al

ed sheeran gaza

Sondazh

Poll

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës

Vrasja në Sarandë/ Nëna sheh të birin e pajetë dhe shpërthen në lot: O djali i nënës

Vrasja në Sarandë, momenti kur kalimtari i plagosur futet në ambulancë

Vrasje me armë zjarri në qendër të Sarandës, PAMJET nga vendgjarja

Akuzat për falsifikim të dokumenteve, tjetër masë për ish-drejtorin e Kadastrës Fier e dy të tjerë

Berisha: Ministrja e re e Shëndetësisë është thjesht një kukull në duart e zeza të Surrelit

"Është mik i ngushtë me kreun e SPAK"/ Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme

Vendimet e Gjykatës Speciale/ Berisha: Asgjë nuk e nxin luftën Çlirimtare të Kosovës

Berisha zbulon angazhimin e diasporës: Janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës

I moshuari godet me thikë gruan, humb jetën në spital. Shoqërohet dhëndëri i tyre në Polici

Berisha: Bajram Begaj ka plaçkitur prona dhe i ka ndarë me Ramën, atë e kap gjyqi ushtarak

Prishtina proteston për vendimin e Hagës, djali i Thaçit e Veselit mes protestuesve

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

Rama: Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet

Zjarr në sektorin Rinia në Durrës, banorët dhe zjarrfikësit në luftë me flakët

Rama takime me furnitorë: Po fitoni më shumë se ç’e mban zakoni i mirë

Djali i Jakup Krasniqit: Nuk dorëzohemi, ajo që ndodhi në Hagë prek sakrificën e çdo dëshmori

Djali i Kadri Veselit: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore dhe drejtësia e tyre

Përfshihet nga flakët një automjet në një parkim nëntokësor në Fier, policia nis hetimet

Shkuan në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, 50 veteranët mbërrijnë në Portin e Durrësit

Ndizen tensionet në Prishtinë para protestës/ Policia kërkon dokumentet e identifikimit të...

Pagat e magjistratëve/ Rama: Gjykata Kushtetuese nuk i dikton Kuvendit si të votojë

Rama për pagat e magjistratëve: Askush nuk mund t’i diktojë Kuvendit kur të mblidhet

Rama: Lëvizjet e koordinuara mes shoqatave dhe gjyqësorit dëmtojnë Republikën e Shqipërisë

"SPAK dhe GJKKO janë dy suksese të reformës në drejtësi"/ Rama: KLP dhe KLGJ kanë falimentuar

Rama për opozitën: Të të përzënë nga protesta quhet “amanet mushkat, se kuajt ikën”

“Çështja Becchetti”/ Rama: E ka fituar arbitrazhin por do marrë zero lekë nga shteti shqiptar

Pagat e magjistratëve/ Rama: Të kërkosh rritje sa herë rriten pagat e të tjerëve është lajthitje

Rama për Gjykatën Kushtetuese: Detyra jote është të mos na lejosh ta ngremë dorën gabim...

Protesta e 110-të kundër qeverisë/ Qytetarët rrethojnë komisariatin nr.1, thirrje: Lironi çunat

Bardhi:Kompania që u kap me41kilogramë kokainë, përfitojë nga Qeveria1milion euro nga fondet e IPARD

Diskutimet për pagat e magjistratëve, kryeministri Edi Rama i bashkohet seancës në Kuvend

Marshim i protestuesve/ Policia bllokon hyrjet që të çojnë drejt Kuvendit

Tensione në Kuvend/ Balla- Muçit: E ke ndarë mandatin përgjysmë me Qorin

Dita e 110-të e protestës/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

U përplas me protestuesit, Luarasi: Në 730 komente kërkohej pushkatimi ose varja në litar

“Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te IA"/ Korreshi ironizon qeverinë

Protesta qytetare në Tiranë/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë, thirrje

“E qepi gojën”! Berisha për Ramën pas vendimit të Hagës: I futi thikën pas shpine Kosovës

“KAYO skandal i paparë”/ Berisha: Bëhet trafik armësh, e shëmtuar për një vend të NATO-s

Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Spiropali: UÇK u ngrit për të mbrojtur gratë e dhunuara

Balla akuzon Berishën: Takove rusin që hartoi raportin kundër UÇK-së, punove kundër Hashim Thaçit

Vendim i Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët

"Evis Sala ka qenë studiuese e rrallë"/ Berisha lavdëron ish-Ministren, thirrje Spahiut...

Përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve, policia shoqëron dy të mitur

Berisha në Kuvend: Jeni bërë ushtarë të Padronit dhe Yeffet-it, po i jepni paratë kompanisë së Ramës

Balla: Të shtyjmë deklaratën e përbashkët për “Hagën” se mungon Agroni?!

Zhupa: Rama shkoi me avion special në Kosovë dhe kërkoi votën për Gjykatën Speciale

Pagat e magjistratëve/ Bardhi: Nuk mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Spahiu bën premtimin në Kuvend: Në janar 2027 do të jetë në Onkologjik