Ed Sheeran kërkon falje për qëndrimin ndaj polemikës së Macklemore për Gazën
Ylli britanik i muzikës pop, Ed Sheeran, kërkoi falje të shtunën për mënyrën se si reagoi ndaj polemikës që shpërtheu pas largimit të reperit Macklemore nga pjesa e parë e turneut të tij, pas deklaratave në mbështetje të palestinezëve.
Gjatë koncertit në Filadelfia, Sheeran tha se kishte marrë “vendime të vështira” dhe pranoi se kishte bërë gabime. “Më vjen shumë, shumë keq”, u shpreh këngëtari para publikut.
Në fjalimin e tij, Sheeran dënoi sulmin e Hamasit të 7 tetorit 2023, duke e cilësuar atë si “të tmerrshëm”. Në të njëjtën kohë, ai e përshkroi luftën pasuese në Gaza si “katastrofike, të pajustifikueshme dhe joproporcionale”, ndërsa kritikoi edhe atë që e quajti “padrejtësi sistemike” ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Deklaratat shënojnë një ndryshim nga qëndrimi i tij në fillim të javës, kur Sheeran kishte shkruar në Instagram se publiku i koncerteve të tij “nuk pret një forum politik”.
Polemika nisi pasi Macklemore pretendoi se Robert Kraft, pronari i New England Patriots, i kishte komunikuar Sheeran se reperi nuk do të lejohej të performonte në stadiumin Gillette nëse mbetej pjesë e turneut. Macklemore kishte thënë “Liri Palestinës” gjatë një koncerti më 4 shtator në New Jersey.
Sheeran pranoi largimin e Macklemore nga turneu, por të shtunën tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” nga presioni i vendeve të koncerteve mbi përmbajtjen politike të artistëve. Sipas tij, kjo praktikë ekziston edhe në vende të tjera ku performon, por siç e thekson ai, “nuk duhet të ndodhë kurrë në botën e lirë”.
Ndërkohë, dhjetëra protestues pro-palestinezë u mblodhën pranë vendit të koncertit në Filadelfia. Organizatorët thanë se synonin të informonin publikun për situatën në Gaza dhe të promovonin grupet lokale që mbështesin palestinezët.
OKB në një moment kritik, liderët botërorë mblidhen në Nju Jork, çfarë përfshihet në axhendë
Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa
Koreja e Veriut lëshon raketë balistike në brigjet lindore, thotë Japonia
- 12:49 Ndarja e vendit në 46 bashki votohet më 8 tetor në Parlament
- 12:45 OKB në një moment kritik, liderët botërorë mblidhen në Nju Jork, çfarë përfshihet në axhendë
- 12:45 1200 biznese të reja në gusht, QKB pranoi 9200 aplikime
- 12:24 A duhej pritur vendimi i Apelit? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave
- 12:14 Demo dhe Hita inspektojnë Rinasin, ministri: 9.2 milionë turistë në 8 muaj
- 12:06 Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës (VIDEO)