Zjarr në vendgrumbllimin e mbetjeve në fshatin Halilaj/ Fushë-Krujë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

20 Shtator 2026, 13:40Kronika TEMA
Zjarr në vendgrumbllimin e mbetjeve në fshatin Halilaj/

Në vendgrumbullimin e mbetjeve në fshatin Halilaj, në mesditën e sotme ka rënë zjarr. Ky është një fenomen i përsëritur gjatë kësaj periudhe, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Menjëherë, zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur pranë zonës së zjarrit për të izoluar flakët.

Vendgrumbullimi i mbetjeve ndodhet pranë banesave në fshatin Halilaj dhe përbën problem për banorët, për shkak të ndotjes së shkaktuar nga mbetjet.

Lini një Përgjigje