Studentët e Universitetit të Prishtinës, protestë nesër kundër vendimit të Hagës

20 Shtator 2026 | 14:07

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka njoftuar për organizimin e një proteste, të hënën, për të kundërshtuar verdikitin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në një konferencë për media, përfaqësuesit e Parlamentit Studentor thanë se marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të vazhdojë drejt sheshit “Skënderbeu”, ku në orën 12:00 studentët do të mbajnë edhe fjalime.

Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor tha se marshi është organizuar si thirrje për unitet, dinjitet dhe solidaritet, Ai njoftoi se studentët kanë përgatitur një memorandum me gjashtë pika.

“Ky marsh është thirrje për unitet dhe e ka në qendër unitetin, si e vetmja zgjidhje deri në fjala e fundit e drejtësisë. Marshi bën thirrje për unitet, dinjitet dhe solidaritet në një moment të rëndësishëm për vendin tonë. Studentët e UP-së, së bashku me studentë nga universitetet e tjera publike dhe private, kanë përgatitur edhe një memorandum me gjashtë pika, i cili do të lexohet nga kolegët dhe do të publikohet pas përfundimit të marshit”, tha Kastrati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

A duhej pritur vendimi i Apelit? Haga nis procedurën për kompensimin e viktimave

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur procedurën për kompensimin e viktimave në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Vendimi...
12:24 | 20/09/2026

​Protesta në Gjermani kundër vendimit të Speciales ndaj drejtuesve të UÇK

Dy protesta u mbajtën në Gjermani kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së. Njëra protestë u zhvillua...
23:53 | 19/09/2026

Kurti në SHBA: Strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit në Hagë

Kryeministri Albin Kurti tha nga SHBA-ja, ku gjendet për vizitë, se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo...
23:09 | 19/09/2026