Irani: SHBA mund të rifillojë sulmet, kundërpërgjigjet do jenë të ashpra

20 Shtator 2026 | 14:04

Ushtria iraniane ka deklaruar të dielën se ka marrë informacione që sugjerojnë se Shtetet e al-Anbiya tha, në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror IR Bashkuara mund të rifillojnë sulmet ndaj Iranit.

Selia Qendrore Khatam al-Anbiya tha, në një deklaratë të transmetuar nga transmetuesi shtetëror IRIB, se Uashingtoni ka vendosur të ndërmarrë sërish veprime kundër Republikës Islamike, me mbështetjen e disa vendeve të rajonit.

Forcat iraniane paralajmëruan se çdo sulm i ri amerikan do të pasohej nga kundërpërgjigje ndaj interesave dhe bazave të SHBA-së në rajon. Teherani paralajmëroi gjithashtu vendet rajonale se mund të konsiderohen bashkëpërgjegjëse nëse mbështesin një agresion të ri kundër Iranit.

Tensionet mes palëve janë përshkallëzuar që prej 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën operacione ushtarake kundër Iranit. Teherani iu përgjigj me sulme ndaj vendeve të rajonit ku ndodheshin asete amerikane dhe mbylli Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike për transportin global të naftës dhe gazit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ed Sheeran kërkon falje për qëndrimin ndaj polemikës së Macklemore për Gazën

Ylli britanik i muzikës pop, Ed Sheeran, kërkoi falje të shtunën për mënyrën se si reagoi ndaj polemikës që shpërtheu pas largimit të reperit Macklemore...
13:06 | 20/09/2026

OKB në një moment kritik, liderët botërorë mblidhen në Nju Jork, çfarë përfshihet në axhendë

Gati 130 krerë shtetesh dhe qeverish pritet të mblidhen këtë javë në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në një kohë...
12:45 | 20/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

Pentagoni po shqyrton tërheqjen e rreth 25,000 ose më shumë trupave amerikane nga Evropa, duke e zvogëluar potencialisht praninë ushtarake amerikane në kontinent me gati...
11:37 | 20/09/2026