Ministri Ervin Demo takim në Shërbimin Zjarrfikës të Tiranës: Parandalimi i zjarreve, prioritet për sezonin e ardhshëm

20 Shtator 2026 | 14:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtuesit dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, të cilët i falënderoi për angazhimin gjatë sezonit të zjarreve dhe ndërhyrjet në situata të ndryshme emergjente.

Gjatë takimit, Demo tha se përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani, duke theksuar se fokusi nuk duhet të jetë vetëm te ndërhyrja, por edhe te parandalimi i zjarreve përmes një bashkëpunimi më të ngushtë me bashkitë dhe strukturat e Emergjencave Civile.

“Kemi pasur zjarre në bashki të ndryshme në vend, ku ju keni marrë pjesë dhe keni luftuar bashkë me kolegët tuaj, duke mbrojtur ato komunitete, duke ruajtur pasurinë publike dhe private.

Më vjen shumë mirë që në kryeqytetin tonë ky shërbim, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, është duke u përforcuar, jo thjesht duke rritur numrat, por dhe duke rritur aftësitë profesionale dhe logjistikën mbështetëse. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër që të minimizojmë rastet ku ndërhyrja e zjarrfikësve është e nevojshme. Kjo ka të bëjë me menaxhimin e pyjeve, kullotave dhe gjithë masave të tjera që duhet të ndërmarrim”, u shpreh ministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AI përballë mjekëve në vendimet për transplantet e veshkave

Inteligjenca artificiale mund të marrë vendime më shpejt dhe me më shumë siguri, por një studim i ri tregon se modelet e AI mund të...
13:55 | 20/09/2026

Raporti i OBSH: Gratë në shëndetësi fitojnë 19% më pak se burrat

Gratë dominojnë sektorin e shëndetësisë në Evropë, por vazhdojnë të paguhen më pak se burrat. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gratë përbëjnë...
13:43 | 20/09/2026

SEPA nxit remitancat, BSH: Ulja e kostove ka shtuar dërgesat e emigrantëve

Emigrantët shqiptarë kanë rritur nivelin e të ardhurave që kanë dërguar pranë familjeve në atdhe.  Për Bankën e Shqipërisë kjo tendencë ka qenë e nxitur...
13:35 | 20/09/2026