AKTUALITET /

Vr*sja e Lumturie Patushit, nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të gjyshes

Fëmijët ndodheshin brenda apartamentit kur mes dy bashkëshortëve nisi konflikti.

Shkruar nga Versus
Vr*sja e Lumturie Patushit,  nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit
Autori Hysni Patushi, viktima Lumturie Patushi

Detaje të rënda janë zbardhur nga vrasja e 58-vjeçares Lumturie Patushi, e cila dyshohet se u godit për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Ngjarja ndodhi në banesën e vajzës së çiftit, ku viktima kujdesej për dy nipërit e saj, të moshës 14 dhe 8 vjeç.

Fëmijët ndodheshin brenda apartamentit kur mes dy bashkëshortëve nisi konflikti.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 14-vjeçari ka treguar se gjyshi hyri në banesë, nisi të debatonte me gjyshen dhe më pas e goditi me thikë.

Pas sulmit, 68-vjeçari u largua menjëherë, duke lënë në apartament bashkëshorten e plagosur dhe dy fëmijët.

Ishte nipi 14-vjeçar ai që telefonoi Policinë për të kërkuar ndihmë. Kur efektivët mbërritën, ai u tha: “Gjyshja ka vdekur”.

"Në shtëpi erdhi gjyshi. Ai filloi të grindej me gjyshen dhe më pas e goditi me thikë", ka deklaruar 14-vjeçari para hetuesve, duke përshkruar me pak fjalë skenën e krimit që ndodhi para syve të tij shumë shpejt.

Sipas hetimeve, i dyshuari u largua në këmbë dhe hodhi thikën rreth 200 metra larg pallatit. Arma e dyshuar e krimit u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa Hysni Patushi u arrestua disa orë më vonë në banesën e një të afërmi në Kamzë.

Gjatë marrjes në pyetje, 68-vjeçari ka deklaruar se mes tij dhe bashkëshortes kishte konflikte të vazhdueshme, pasi ajo qëndronte shpesh në shtëpinë e vajzës dhe jo në banesën e tyre në zonën e Don Boskos.

Ai ka pretenduar se ditën e ngjarjes e kishte telefonuar bashkëshorten dhe ajo i kishte thënë se ndodhej pranë TEG-ut. Kur e gjeti në banesën e vajzës, mes tyre nisi debati.

“Në debat e sipër e kam goditur me thikë në zemër”, citohet të ketë deklaruar 68-vjeçari para hetuesve.

Hysni Patushi pritet të dalë para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë, nën akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”./Versus.al

Poll