E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

5 gola në 6 javë! Talenti shqiptar po “çmend” akademinë e Tottenham

Talenti shqiptar Armand Muslika vazhdon të lërë gjurmë te Tottenham U-18.
Spurs-at shkatërruan 7-1 West Bromwich Albion, ndërsa Muslika ishte protagonist duke realizuar golin e dytë të takimit me një goditje spektakolare nga distanca, pas daljes së portierit nga porta.

17-vjeçari po kalon një moment fantastik dhe po tregon vazhdimisht cilësitë e tij në akademinë londineze, teksa ka shënuar 5 gola në 6 javë.

Tottenham e ka vlerësuar progresin e tij, aq sa në gusht i ofroi kontratën e parë profesionale.

Muslika, i lindur në Shqipëri dhe pjesë e Kombëtares së moshave, është një nga emrat shqiptarë që po tërheq vëmendje në futbollin anglez.

Reklamë

Një tjetër gol, një tjetër sinjal i fortë nga talenti kuqezi! /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.