Gjermanët votojnë në dy lande, Merz nën presion nga rritja e së djathtës ekstreme

Gjermanët u janë drejtuar kutive te votimit në dy lande, Berlin dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore.
Zgjedhjet rajonale po zhvillohen në një moment të vështirë për kancelarin Friedrich Merz dhe partinë e tij, CDU.
Votimi shihet si një tjetër test për qeverinë gjermane, pas rezultatit të fortë të AfD-së në zgjedhjet e fundit në Saksoni-Anhalt. Në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, gara është e ngushtë mes socialdemokratëve të SPD-së dhe AfD-së. Sipas sondazhit të fundit të cituar nga Reuters, SPD-ja është në 37 % ndërsa AfD-ja në 36 %
Edhe në Berlin gara është e fortë. Partia e Majtë kryeson sondazhet me 22 për qind, e ndjekur nga CDU-ja me 20 për qind. AfD-ja renditet e treta, me 18 për qind. Një nga çështjet kryesore të fushatës është kriza e strehimit. Rreth 85 për qind e familjeve në Berlin jetojnë me qira dhe çmimet pothuajse jane dyfishuar që nga viti 2014.
Ndërkohë, rritja e AfD-së në të dyja zonat po vë në vështirësi strategjinë e partive tradicionale gjermane për të mos bashkëpunuar në koalicione me këtë parti. Për Friedrich Merz, rezultatet vijnë pas një periudhe presioni politik dhe rënies së mbështetjes për qeverinë. Megjithatë, zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore nuk përcaktojnë qeverinë federale.
Ato mund të ndikojnë në debatin brenda CDU-së dhe në pozicionin politik të kancelarit Merz. Rezultatet e para priten pas mbylljes së qendrave të votimit.
/vizionplus.tv




