Vrasja e 44-vjeçarit, Hita mbërrin në Sarandë. Zhvillon mbledhje urgjente (VIDEO)

20 Shtator 2026 | 16:53

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Sarandës paraditen e kësaj të diele, ku 44-vjeçari Artan Murtaj është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar i rastësishëm, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes së rëndë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur urgjentisht në qytetin e Sarandës, ku ka zhvilluar një mbledhje emergjente.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi hetime të shpejta dhe të thelluara, si dhe një skanim tërësor të situatës operative, nga evidentimi i konflikteve më të mprehta deri te konfliktet më të vogla, identifikimin e personave me precedent, si dhe të kontingjentit kriminal që është në zonë, por edhe atij shëtitës.

Ai kërkoi rezultate konkrete për dokumentimin e ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, por edhe për ngjarje të kaluara.

“Tashmë që sezoni turistik pothuajse ka mbaruar, fokusi i punës tonë do të jetë intensifikimi i hetimeve për dokumentimin e ngjarjeve kriminale, edhe të atyre të ndodhura vitet e kaluara. Goditja pa kompromis e grupeve kriminale që veprojnë në qytet dhe evidentimi i çdo veprimtarie të paligjshme të tyre.

Do t’ju mbështes me burime njerëzore, duke krijuar struktura të specializuara për hetimin e krimeve të rënda dhe kundër krimit të organizuar, por edhe me bazë logjistike. E rëndësishme është reagimi profesional dhe përkushtimi i strukturave aktuale”, tha ai.

Në lidhje me ngjarjen, po ushtrohen kontrolle edhe nëpërmjet dronëve në territore të ndryshme në zonën e Sarandës dhe Delvinës, ndërkohë që grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama njofton takimin me shqiptarët në Michigan

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar së këtë të diele do të zhvillohet një takim me shqiptarët në Michigan. Ky takim...
17:02 | 20/09/2026

Zjarr i përmasave të mëdha pranë varrezave të Vlorës, flakët u afrohen banesave (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë varrezave të qytetit të Vlorës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era, duke iu...
14:52 | 20/09/2026

Ministri Ervin Demo takim në Shërbimin Zjarrfikës të Tiranës: Parandalimi i zjarreve, prioritet për sezonin e ardhshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me drejtuesit dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Tiranës, të cilët i falënderoi për angazhimin...
14:16 | 20/09/2026