web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita në SHBA/ Rama zhvillon sot takim me shqiptarët në Michigan

20 Shtator 2026, 16:59, Politikë CNA

Vizita në SHBA/ Rama zhvillon sot takim me shqiptarët në Michigan

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit të tij atje, Rama ka njoftuar se do të zhvillojë një takim më shqiptarët që jetojnë në Michigan. Takimi do të mbahet pasditen e sotme në orën 18:00.

“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, thuhet në postimin e Ramës.  /CNA

 





Lajmet e fundit nga